10:22 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I nxorën me forcë nga palestra, 9 familje rikthehen te pallati i rrënuar: Presim vdekjen e fëmijëve këtu, kryetari i bashkisë tallet me ne

08:47 | 20/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I nxorën me forcë nga palestra, 9 familje rikthehen te pallati i rrënuar: Presim vdekjen e fëmijëve këtu, kryetari i bashkisë tallet me ne

9 familje rome dhe egjiptiane në Lezhë e kanë kaluar natën jashtë, pasi që nga 18 shkurti janë nxjerrë nga palestra e gjimnazit “Hydajet Lezha” ku qëndronin të strehuar që pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Pasi nuk ju bindën urdhërit për të liruar palestrën, pasditen e së martës ndërhyri Policia Bashkiake ku nuk munguan dhe përplasjet me banorët të cilët kundërshtuan vendimin.

Banorët thonë se pavarësisht se e kanë përfituar bonusin e qerasë, jo vetem që nuk mjafton, por nuk kanë mundur të gjejnë banesa me qira, pasi janë të diskriminuar për shkak të ngjyrës.

Ashtu siç e deklaruan edhe paraditen e së mërkures, 4 nga 9 familjet e dëbuara të martën nga palestra e shkollës “Hydajet Lezha” janë kthyer në pallatin e tyre që është i shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që është në listën e objekteve që do të prishen.

Ndërsa 5 familje të tjera u shpërndanë nëpër të afërm pasi nuk mund ta përballonin natën jashtë ashtu siç qendruan mbrëmjen e së martës.

Këta banorë ligjërisht nuk duhet të lejohen të hyjnë në banesat e shkatërruara, pasi iu rrezikohet jeta, por në këtë pallat, nuk ka asnjë shenjë të prezencës së shtetit. Në pallatin e shkatërruar mungon energjia elektrike, dhe të gjitha shërbimet e tjera që të mund të sigurohet mbijetesa e banorëve.

“Jemi pa ujë, pa drita, si do rrimë ne këtu?! Frikë kam që të rri, po s’kam ça të bëj”, shprehet një prej banoreve, ndërsa shton se ka dhe dy fëmijë të vegjël për të rritur, si nënë e vetme.

“I bëj apel veçëm kryetarit të Bashkisë, të vërë dorën në zemër për fëmijët. Kemi fjetur gjithë natën jashtë, shkuam në Bashki dhe kryetari i bashkisë u tall me ne, jemi pa drita, pa ujë, ku të shkoj unë, ku të mbytem, ne presim vdekjen e fëmijëve tonë në këto shtëpija. Ne do të na zërë pallati brenda“, shprehet më tej një prej banoreve.

VIDEO EKSKLUZIVE/ Policia bashkiake nxjerr zvarrë nga palestra banorët e dëmtuar nga tërmeti, ato kthehen tek banesat e rrënuara

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: 9 familje ne lezhe
Pas

E BUJSHME: Delle Ali tërbohet pas ndërrimit! Thuajse në lot, përplas ujin dhe takat (VIDEO+FOTO)

Para

Meta i bën thirrje popullit: Në 2 Mars t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande përdhunuesish

Para
Pse më 2 Mars dhe çfarë më 2 Mars? Simbolika e datave në axhendën e Ilir Metës

Meta i bën thirrje popullit: Në 2 Mars t'i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande përdhunuesish

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet në respekt e besim të ndërsjellë

“Luftë civile”- Në Rusi kritikojnë SHBA-në për dhunë në protesta

U konfliktuan fizikisht me një drejtues mjeti/ AMP ndëshkon tre efektivë të “Shqiponjave”, pezullohen nga detyra

Zhdukja e Jan Prengës/ Gjykata rrëzon kërkesën e Bexhdilit për pamjet filmike të kompleksit “Golden”, seanca shtyhet për një datë tjetër

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, vjen reagimi i parë i Donald Trump

Sulmet e Izraelit kundër Iranit, reagon Turqia: Ky është një agresion barbar, nuk ka justifikim…

Anulohen dhe shtyhen fluturimet në Lindjen e Mesme pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit

“Tel Avivi na ka informuar për sulmin ndaj Iranit”, Trump: SHBA nuk u përfshi, jemi të gatshëm të mbrojmë Izraelin dhe veten

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Halit Valteri thirret në SPAK për të dëshmuar

Sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në bregdetin e Golemit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.