Është identifikuar nga ana e autoriteteve amerikane personi i armatosur që sulmoi redaksinë e gazetës “Capital Gazette”, në Annapolis, Maryland.
Nga sulmi mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas mediave ndërkombëtare personi që kreu sulmin është identifikuar si Jarrod W. Ramos, 38 vjeç, foton e të cilit mund ta shihni më poshtë.
Mësohet se 38-vjeçari e ka organizuar sulmin në shenjë hakmarrje, pasi gazeta e kishte ekspozuar ndaj një rasti për përndjekje të një gruaje.
Përndjekja ndaj një gruaje u bë histori dhe përfundoi në gazetë, e më pas autori e hodhi në gjyq gazetën, por nuk doli i fituar. Që ateherë duket se qëllimi i tij për tu hakmarrë ka qenë shumë i qartë.
Jarrod Ë. Ramos, 38 vjeç, ishte i armatosur me një armë gjahu dhe granata kur nisi sulmin ndaj gazetarëve në redaksinë e tyre në Annapolis të enjten pasdite.
Ai u arrestua pak pasi policia ndërhyri në ndërtesë. Ramos, i cili jeton në Laurel, Maryland, kishte refuzuar të identifikohej per autoritetet pas ndalimit.
Një zyrtar tha se ai duhej të identifikohej duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës pasi kishte dëmtuar qëllimisht shenjat e gishtave të tij, në përpjekje për të parandalur identifikimin e shpejtë të tij. Por, shefi i policisë në detyrë Ëilliam Krampf më vonë e mohoi një gjë të tillë.
Të pesë viktimat u identifikuan si Wendi Winters, 65 vjeç, Rebeça Smith, 34 vjeç, Robert Hiaasen, 59 vjeç, Gerald Fischman, 61 vjeç dhe John McNamara, 56 vjeç.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post