Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Reç të Malësisë së Madhe me banorët gjatë fushatës elektorale ka uruar kreun e PD-së Lulzim Basha për ditëlindje sot. Ai nuk ka nguruar edhe të sulmoi edhe njëherë programin e e Partrisë Demokratike dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Me ironi kreu i qeverisë tha: “I paç 100 vitet ardhshme në gjumin më të ëmbël që dëshiron. Sinqerisht të uroj shëndet për fëmijët dhe familjen, gëzuar”.
Rama sulmoi dhe programin e tij për 4 vitet e ardhshme duke thënë se “askush nuk e ha gënjeshtrën e Lulit se do të ushqejë fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e shkollave”.
“Basha do jua ushqejë fëmijët nga kopshti deri në universitet, pas universitetit do vijnë në shtëpi e do thonë a ka gjë për të ngrënë. Po ka njeri që e ha këtë?” tha Rama.
“Edhe Saliu e di por nuk ka për ta thënë që pas çerek shekulli se njerëzit humbën shpresën se ky vend mund të bëhet, por ne dhamë provën që asnjë tjetër përveç nesh nuk mund ta bëjë dot. Nuk e bëjnë dot se po ta bënin, do e kishin bërë. Ne kemi vizion kombëtar dhe evropian,” tha kryeministri.(S.SH/Shuplaka)