“Ne i kishim paraqitur të gjitha provat dhe mendoj që ka vend që në apel që të paraqesim kërkesën. Padiskutim që është fitore, ishte ngritur si akuzë në sajë të theshethemeve dhe nuk kishte prova. Do të apelojmë vendimin në apel”. Kështu u shpreh avokati i Mark Frrokut, për vendimin e gjykatës në lidhje me klientin e tij.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg ish-deputetin Mark Frroku. Ai është shpallur i pafajshëm përsa i përket vrasjes në Belgjikë në vitin 1999. Vetë ish-deputeti nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore.
Frroku është gjetur fajtor për tre akuza po jo për atë të vrasjes. Frroku dhe avokatët e tij kërkuan dje pafajësinë e tij. Kërkesë e cila është rrëzuar nga Gjykata.
Akuzat:
1-Pastrim parave
2- Fshehje pasurie
3-Ndërtime pa leje
(J.V/Shuplaka)