Sebastian Gorka, ndihmësi për sigurinë kombëtare i Presidentit Trump dhe një nga mbështetësit e tij kryesor, ka dhë dorëheqjen nga detyra dhe pritet që të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Arsyt largimit lidhen me pakënaqësinë e tij me politikat e presidentit, sipas asaj që shkruhet në letrën e siguruar nga media tai nuk ishte i pakënaqur me vendimin e presidentit Trump për dërgimin e një numri më të madh trupash në Afganistan dhe se ishte i pakënaqur për drejtimin që po merr politika e jashtme të adminsitratës Trump.
Gorka shkruan në letër se ai ishte i pakënaqur, që gjatë muajve të fundit nga Shtëpia e Bardhë ishin larguar njerëz që mishëronin politika “për ta bërë Amerikën përsëri madhështore”.
Gorka gjithashtu ishte një anëtar i Grupit të Iniciativave Strategjike të Shtëpisë së Bardhë. (B.H/Shuplaka)