Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Socialistëve, këkroi nga anëtarët e partisë të sigurojnë 800 mijë vota për mandatin e tij të tretë.
“Dua 800 mijë vota për mandatin e Partisë Socialiste”– tha Rama.
Sipas të parit të qeverisë dhe kreut të PS-së, synimi është “ta mbyllim këtë mandat me një bilanc kuptimplotë por edhe me reforma për mandatin e tretë”.
“Me dy mandatet që kemi marrë, më 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma shtetbërëse se sa janë bërë ndonjëherë. Nëse mandati i parë ishte për të hapur themelet, i dyti është për të shtrirë kantiere, mandati i treti na duhet për ta vënë përfundimisht Shqipërinë në një nivel tjetër si shtet dhe ekonomi”- tha Rama.
Ndërkohë që Rama sfidoi edhe Bashkimin Europian në lidhje me hapjen e negociatave, ku u shpreh se po të duan ti hapin, po mos të duan jo, pasi sipas tij mjaft kanë përgatitur dasma kur krushqit nuk kanë ardhur ditën e dasmës.
“Po të duan ti hapin, po mos të duan të mos i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasma kur krushqit nuk vijnë ditën e dasmës. Pvarësisht se nuk na i kanë hapur në do të fillojmë të punojmë.”-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se paga minimale në Shqipëri nga 1 janari i vitit 2021 do të jetë 300 mijë lek. Momentalisht paga minimale për një punonjës është 260 mijë lekë
(M.Q/Faxweb.al)