Edhe pse pa skuadër për momentin, sulmuesi 32-vjeçar Emanuel Adebayor duket se bën një jetë luksoze.
Ish-futbollisti i Arsenal, Tottenham dhe shumë skuadrave të tjera, ka publikuar një foto të super-makinës së tij, Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe.
Makina në fjalë kushton 360 mijë sterlina, i arrin 100 km/orë për vetëm 5,6 sekonda, 453 kuaj fuqi dhe peshon 2,705 kg.