19:55 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I pari i Tropojës ultimatum Ramës: Largoni urgjentisht forcat speciale, ne nuk trembemi, dhe as nuk harrojmë

08:15 | 20/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I pari i Tropojës ultimatum Ramës: Largoni urgjentisht forcat speciale, ne nuk trembemi, dhe as nuk harrojmë

Kryetari i Bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj përmes një apeli publik i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj që të largojnë forcat speciale nga ky qytet, dhe të lirojnë po ashtu dhe të burgosurit politik.

Dushaj shprehet se tropojanët nuk u nënshtruan nga diktatura, dhe kjo nuk do të ndodhë as tani, pasi askush nga qytetarët nuk trembet nga dhuna policore.

Kujtojmë se 7 persona janë arrestuar nga ana e Policisë, për shkak të incidentevce që ndodhën të martën në Tropojë, në KZAZ-në nr. 9. Një grup i madh qytetarësh pasi thyen derën e pasme si dhe xhamat e Pallatit të Kulturës në “Bajram Curri”  të Tropojës janë konfrontuar edhe me forcat e Policisë.

Postimi i plotë i Dushajt:

Policia e qeverisë kriminale të “Rilindjes” së vdekur, si një herë e një kohë në diktaturën komuniste të etërve të tyre, që ditën e djeshme ka nisur një seri arrestimesh të qytetarëve të pafajshëm të Tropojës, që mbrojtën lirinë dhe demokracinë, që mbrojtën Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke ndihmuar Bashkinë Tropojë në lirimin e ambineteve të Muzeut Historik në qytetin e Bajram Currit, të zaptuara forcërisht në mënyrë antiligjore nga KZAZ.

Unë i bëj thirrje Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorit të Policisë së Kuksit, Zef Laska, Shefit të Komisariatit të Tropojës, Nik Nikolla, të ndalojnë urgjentisht presionin dhe dhunimin e qytetarëve të Tropojës, të largojnë urgjentisht forcat speciale të ardhura nga Shkodra e Tirana për të ushtruar terror policor mbi qytetarët e pafajshëm të Tropojës dhe të lirojnë urgjentisht të arrestuarit politik që mbahen në Drejtorinë e Policisë në Kukës.

Metodat tuaja të diktaturës nuk trembin as edhe një tropojan. Tropojanët trima e të besës nuk arritët t’i nënshtroni në asnjë kohë, as në diktaturën komuniste, as në qeverisjen tuaj me banda, nuk i nënshtroi as dhuna e presioni, nuk arritët as t’i blini e as t’i përçani. Përkundrazi, ata ishin dhe janë përherë aty, përherë e më të fortë në betejën për liri dhe demokraci, për Shqipërinë si e gjithë Europa.

Zgjedhje në 30 Qershor nuk ka dhe nuk mund të ketë. Tropoja, kështjella e demokracisë nuk do pushtohet kurrë nga ushtria juaj e krimit.

Unë ju siguroj se Tropoja nuk harron, tropojanët nuk harrojnë dhe ju garantoj se dita e gjykimit sipas ligjit dhe moralit, për ju dhe krimet tuaja do vijë shumë shpejt. Fitore!

Rezultate imazhesh për besnik dusha rama

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Besnik Dushajdushaj rama
Pas

VIDEO/ Momenti më i sikletshëm, Melania nuk pranon të puthë në buzë Donald Trump (Video)

Para

Menduam se ishte ne muaj mjalti, ja çfarë bën Gaz Paja në Tiranë (Foto)

Para
Menduam se ishte ne muaj mjalti, ja çfarë bën Gaz Paja në Tiranë (Foto)

Menduam se ishte ne muaj mjalti, ja çfarë bën Gaz Paja në Tiranë (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjylameti nuk rizgjidhet deputete: Mesazh falënderimi dhe reflektimi pas 12 vitesh në Kuvend

Kryeminstri Edi Rama del nga mbledhja me dyer te mbyllura ku kishte mbledhur deputetët e Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë

Mazhoranca miraton strategjinë kundër dezinformimit dhe aktin për buxhetin 2025, opozita mungon

Zbulohet biseda mes Presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin

Përfundon takimi i Ramës me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, plagosen disa persona

Itali/ Nervozizmi e tradhton, 34-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë të pastër poshtë sediles së makinës

Video lajm/ Rama takim deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë, e pranishme dhe Ristani!

“Nuk besoja se do e thoja këtë”, Merz ka dyshime për interesat e përbashkëta me SHBA-në

Dy turistë francezë akuzohen për spiunazh në Iran, ministri Barrot: Për 1140 ditë u mbajtën në kushte çnjerëzore, regjimi i përdor si mjet për të ushtruar presion mbi Perëndimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.