00:32 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

I pari në listën e PDIU-së në Kukës, por dikur deputet i PD-së, çfarë thotë Fatos Hoxha për zgjedhjet

19:45 | 09/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I pari në listën e PDIU-së në Kukës, por dikur deputet i PD-së, çfarë thotë Fatos Hoxha për zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatos Hoxha, i cili ka kaluar me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, është i pari në listën e PDIU-së në qarkun e Kukësit për zgjedhjet e ardhshme.

Në nisjen e fushatës elektorale, gjatë një fjalimi ndryshe nga çdo politikan tjetër, betejën për zgjedhjet Hoxha nuk e ka cilësuar si luftë, por si një ngjarje të bukur.

“Beteja që na pret deri në zgjedhje nuk është luftë, është një ngjarje e bukur, nuk mbjell viktima, por demokraci.

Ne duhet ta zhvillojmë atë pa u lodhur dhe me gëzim, sepse është beteja e shqiptarëve, bëhet veç për Atdhe.”, ishin fjalët e Hoxhës.

FJALIMI

I nderuar Kryetar i PDIU, të nderuar kandidatë për deputet,

PDIU dhe ju, po nisni sot fushatën elektorale nën moton “Veç një Atdhe!”, me një moto që shpreh dashuri, patriotizëm, bashkim dhe shpresë.

Unë besoj, se asgjë nuk mund të motivojë në këto zgjedhje më shumë se dashuria, patriotizmi, bashkimi dhe shpresa.

Janë vlera të pamohueshme, janë vlera për të cilat kemi nevojë, janë vlera që na bëjnë krenar, por janë dhe vlera që duhet t’i bartim dhe përçojmë në çdo skaj. KUDO! Atje ku njerëzit marrin pjesë në zgjedhje dhe atje ku bojkotojnë, atje ku na duan dhe na dëgjojnë, atje ku na mbështesin e na votojnë, por edhe atje ku nuk mendojnë si ne, nuk na pëlqejnë dhe na kontestojnë.

Ju kandidoni me një angazhim solemn, me angazhimin për të punuar për popull e për Atdhe, me bindje, zell e përkushtim.

Por, ju dhe unë, e dimë se kjo fushatë vjen në kohë të vështira, në kohën e sherrit dhe të mospajtimit.

Në një kohë si kjo, elefantët e politikës humbin edhe sytë e ballit edhe sytë e mendjes, harrojnë popullin dhe bëhen viktima të egos së pafund.

Zgjedhjet janë momenti kur populli duhet t’i thotë NDAL elefantëve egoistë.

Në një moment si ky ne duhet të jemi pranë popullit, jo pranë sherrit, duhet të ofrojmë zgjidhe dhe jo të ushqejmë konflikt, duhet t’i përbetohemi ligjit, jo dhunës, as abuzimit me pushtetin.

Në një moment si ky, ne duhet të japim shembullin dhe të respektojmë të parët sovranin.

Ne ndjehemi sot pjesë e vlerave reale të politikës, sepse ne i duam dhe i respektojmë njerëzit. Ne nuk jemi fallco dhe hileqarë.

Ne jemi të pastër dhe të sinqertë.

Ne jemi të përulur dhe modestë.

Ne jemi po aq njerëz sa dhe njerëzit që do na votojnë.

Sot që kandidojmë ne e kemi bërë tonin, leksionin nr.1 të politikës. Përvoja jetësore na ka mësuar se:

Nuk ka Atdhe pa një popull sovran!

Nuk ka popull sovran pa liri!

Nuk ka liri pa demokraci!

Nuk ka demokraci pa votë të lirë!

Nuk ka votë të lirë pa garë!

Gara jemi ne dhe ajo çfarë ne përfaqësojmë.

Ne kemi kurajon dhe vendosmërinë, ne kemi fjalën, veprën dhe besueshmërinë.

Ne jemi vetvetja, ndaj për ne është e lehtë të përballemi ne garë para sovranit, ndaj ne nuk kemi frikë nga konkurrimi dhe fjala e dhënë.

Beteja që na pret deri në zgjedhje nuk është luftë, është një ngjarje e bukur, nuk mbjell viktima, por demokraci.

Ne duhet ta zhvillojmë atë pa u lodhur dhe me gëzim, sepse është beteja e shqiptarëve, bëhet veç për Atdhe. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: fatos hoxhapdiu
Pas

“Kaubojsi” shkon në zyrën e Bashës dhe konfirmon aleancën (FOTO)

Para

Pas Taulantit dhe Granitit, tre vëllezër luajnë në ndeshjen Arsenal-Manchester United

Para
Pas Taulantit dhe Granitit, tre vëllezër luajnë në ndeshjen Arsenal-Manchester United

Pas Taulantit dhe Granitit, tre vëllezër luajnë në ndeshjen Arsenal-Manchester United

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.