Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tubimin e djeshëm të thirrur prej tij dhe që u zhvillua në BUlevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke falenderuar qytetarët që morën pjesë, ndërsa ka shpërndarë edhe një video të shkurtër nga fjalimi që mbajti mbrëmë.
Meta shkruan se tubimi i djeshëm ishte hapi i parë në përmbushjen e misionit për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.
Ndërkohë në pjesën e fjalimit të mbajtur mbrëmë dhe që e ka publikuar në facebook, Meta shprehet:
“Është detyra ime si Kryetari i Shtetit, të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit. Jam i lumtur, se zëri juaj po dëgjohet në gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë dhe në gjithë botën demokratike. Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës”.
“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. ??
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin“, shkruan Meta.