07:40 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I pari që kaloi në sitën e Vettingut të policisë, merret vendimi për Oltion Shehun

11:05 | 08/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I pari që kaloi në sitën e Vettingut të policisë, merret vendimi për Oltion Shehun

Oltion Shehu, drejtori i Inspektimit dhe ankesave në SHÇBA-së i pari që iu nënshtrua Vettingut në polici, është shkarkuar nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Vendimi nga KJV është marrë ditën e sotme, ndërsa në seancën e para tre ditëve u vu re se ai rrezikonte të mos kalonte Vettingun për shkak të mos regjistrimit në sigurimet shoqërore në kohën kur punonte si menaxher në një sallë bingoje.

Gjithashtu Shehut i janë gjetur mangësi pasi ndaj tij rezultojnë edhe dy masa administrative ndërsa nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij, një shifër prej rreth 1.4 milionë lekësh.

Në seancën e parë, Inspektori ka argumentuar se në kohën që administronte bingon, ka fituar shuma të konsiderueshme nga bakshishet të cilat nuk kishte se si ti deklaronte, ndërsa avokati i tij ka kërkuar rivlerësim të shpenzimeve, por që nga ana tjetër komisioni i jashtëm i vlerësimit vendosi kontraktimin e një eksperti kontabël, për këtë çështje.

“Nuk kam pasur kohë të mjaftueshme për të pergatitur relacionin përsa i perket deklarimit të të ardhurave të pasurisë. Komisioni të marr parasysh të ardhurat para viteve ‘98, pasi në atë kohë nuk deklaroheshin pagat. Banesa 2 katëshe është ndërtuar nga të ardhurat e krijuara ndër vite”, ka thënë Shehu para komisionit të Vettingut.

Pyetje nga anëtarët e Komisionit: Më 30 maj 2019 keni dhënë doreheqje, në lidhje me mangesitë vijnë si rezultat i lodhjes në punë, si kanë ndryshuar aftësitë profesionale për t’u përballur me fluksin që keni tani si shef sektori për Ankesat?

Shehu: Për dorëheqjen si inspektor, drejtori ka të gjitha atributet për të marrë masa ndaj meje, ky ka qënë një gjykim i imi.

Pyetje: A përfitonit bakshishe nga puna private?

Shehu: Në aktivitetin e lojërave të fatit liheshin bakshishe.

Lidhur me mosdeklarimin e mungesës së pagesës së sigurimeve, Shehu ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti.

Oltion Shehu ishte i pari nga lista prej 12 drejtuesve në SHÇBA që iu nënshtrua që u përball me vetingun në radhët e policisë.

Lista e punonjësve të SHÇBA që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë).

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: oltion shehuvettingu i policise
Pas

U vra nga peshkaqeni, gruaja identifikon të shoqin nga unaza në dorën e gjetur në barkun e ‘bishës’ (FOTO)

Para

Gruaja zbuloi tradhtinë e burrit nëpërmjet djalit të tyre të vogël

Para
Gruaja zbuloi tradhtinë e burrit nëpërmjet djalit të tyre të vogël

Gruaja zbuloi tradhtinë e burrit nëpërmjet djalit të tyre të vogël

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.