Ish kryeministri, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Shkodër, ku po merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve të 2 prillit. Sot, përkujtohen 4 martirët e demokracisë në Shkodër, ku dhe po mabahen homazhe nga qeverisa lokale dhe zyrtarë të lartë.
Berisha u ndal gjithashtu të fliste edhe me gazetarët, ku iu përgjigj disa pyetjeve.
Mes tyre, Berisha iu përgjigj pyetjes nëse është penduar që ka mbëshetur Bashën dhe Aibeajn, ku shpreh se: ‘ata faktojnë se nuk kanë merituar asnjë mbështetje, janë persona që shkelmojnë mbi veten e tyre, sillen si pengje pa asnjë vlerë.”
Berisha: Më 14 maj të votojmë për rivendosjen e pluralizmit, ti shkurtojmë ditët e këtij regjimi anti-shqiptar. Edi Rama po shkreton Shqipërinë. PD e sigurtë se në këto zgjedhje do dalë fitimtare. Asgjë në këtë botë nuk e ndal hovin e saj për tu rikthyer shqiptarëve votën e lirë, do u’a faktojmë. Për çdo demokrat kam një ftesë: të bashkohemi. Geni ynë është pluralizmi. Asnjë demokrat nuk duhet të harrojë investimin e tij. Basha-Alibasha përbën shëmtirën politike më të madhe në 32 vite, çdo votë për ata është votë për Edi Ramën. Ata faktojnë se nuk kanë merituar asnjë mbështetje, janë persona që shkelmojnë mbi veten e tyre, sillen si pengje pa asnjë vlerë.