01:05 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I përdorën djalin për protestë, revoltohet aktivisti: Do ta dërgoj çështjen në gjykatë

10:45 | 24/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I përdorën djalin për protestë, revoltohet aktivisti: Do ta dërgoj çështjen në gjykatë

Pas publikimit të disa fotove të të birit të tij, si imazh në ekranin e madhë gjatë mitingut në kongresin e PS-së, ka reaguar edhe aktivisti Besjan Pesha.

Me një gjuhë të ashpër, tepër i revoltuar për këtë arsye aktivisti është shprehur: “Dje në mbrëmje një miku im më njoftoi se foto e tim biri ishte përdorur si imazh elektoral në ekranin gjigand të paradës qeveritare… Duhet të jesh shumë pervers që të rrëmosh arkivat personale të dikujt dhe të grabisësh prej aty fotot e fëmijës. Duhet të jesh sëmurë që më pas këto imazhe ti përdorësh si fasadë për qëllime elektorale.”

Sipas Peshës qeveria nuk mjaftohet vetëm me grabitjen e fondeve apo të truallit publik, sikurse u shpreh ai, por “pas gjithë këtyre bëmave e gjëmave e të shkosh e të vjedhësh edhe imazhet, freskinë, pafajsinë e fëmijëve të të tjerëve…”.

Duke e cilësuar një rast të tillë si kleptomani, Pesha u shpreh se besonte te drejtësia dhe se do ta çonte në gjykatë një rast të tillë: “Këtë rast do ta çoj në gjykatë. Do e çoj për veten time, për tim bir, por edhe për ti treguar rrugën gjithë atyre prindërve të cilët ose janë ndodhur ose me siguri do të ndodhen në një situatë të ngjashme.”

Postimi i plotë:

Kleptokracia në këtë vend po arrin nivelin e perversitetit. 
Dje në mbrëmje një miku im më njoftoi se foto e tim biri ishte përdorur si imazh elektoral në ekranin gjigand të paradës qeveritare. 
Foto, siç dallohet qartë më poshtë, është shkrepur në 28 nëntor të 2015 ku im bir mbolli një ulli me rastin e pavarësisë. 
Duhet të jesh shumë pervers që të rrëmosh arkivat personale të dikujt dhe të grabisësh prej aty fotot e fëmijës. Duhet të jesh sëmurë që më pas këto imazhe ti përdorësh si fasadë për qëllime elektorale. Duhet të jesh kleptoman që të mos mjaftohesh me vjedhjen e fondeve publike duke shpenzuar psh 5.8 mln euro për vetëm 600m te Bulevardi Zogu i Parë, apo me grabitjen e truallit publik si në rastin e Teatrit Kombëtar, apo me zhvatjen e lulishteve publike si në rastin e ish parkut të autobusave, apo të xhepave më të varfër si në rastin e biletës së autobusit, apo të jetëve të fukarenjve si në rastin e ambulantëve që lihen pa bukë në funksion të kioskave…e pra duhet të jesh sëmurë që të mos ngopesh nga gjithë këto bëma e gjëma e të shkosh e të vjedhësh edhe imazhet, freskinë, pafajsinë e fëmijëve të të tjerëve…
Neveri!
E pyeta tim bir dje se çfarë mendonte dhe ai më tha tekstualisht “Nuk më duket e drejtë që përdorin foton e fëmijëve pa i pyetur më parë”
Heshta!
Këtë rast do ta çoj në gjykatë. Do e çoj për veten time, për tim bir, por edhe për ti treguar rrugën gjithë atyre prindërve të cilët ose janë ndodhur ose me siguri do të ndodhen në një situatë të ngjashme.
Uroj e besoj të gjej drejtësi!

Pas

Prestigjozia italiane e vlerëson situatën në Shqipëri si të tensionuar: Basha figurë-simbol i protestave

Para

E akuzoi se blinte klikimet, Flori Mumajesi “sherr” me Sabri Fejzullahun

Para
E akuzoi se blinte klikimet, Flori Mumajesi “sherr” me Sabri Fejzullahun

E akuzoi se blinte klikimet, Flori Mumajesi "sherr" me Sabri Fejzullahun

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.