Një nga emrat më të përfolur për lidhjet e tij me Top Channel dhe familjen Hoxha, Shpresim Bajraktari ka krijuar një incident mesnatën e së enjtes, më 30 qershor.
Teksa ka qënë duke festuar për ditëlindjen të vëllait Ervis Bajraktari (i dashuri i Lori Hoxhës), Shpresimi është konfliktuar fizikisht me disa efektivë policie.
“Shuplaka” konfirmon me burime të policisë ngjarjen në fjalë të ndodhur në 30 Qershor.
“Më datë 30,06,2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Sh.B dhe T.H, 30 e 32 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën ‘‘Ibrahim Rrugova“, Sh. B ka goditur me grusht punonjësin e policisë, kurse T. H, i ka kundërshtuar. Nenet 237 dhe 236 të K.P”, thuhet në njoftimin e Policisë për ngjarjen.
Incidenti nisi në orën 00:30 të natës, kur disa një togë efektivë policie të Komisaritatit Nr. 2 kërkuan uljen e muzikës në Club-in në krah të “Vila Telekom”, për të normalizuar situatën pas shqetësimeve të denoncuara nga banorë të zonës.
Në këtë club, po festohej ditëlindja e Ervis Bajraktarit, ndërsa të pranishëm ishin edhe disa personazhe publikë të Top Channel.
Bëhet me dije se efektivët e policisë i kanë kërkuar me mirësjellje grupit që po festonte, që të respektohej orari për ndërprerjen e muzikës, por kjo nuk është marrë parasysh nga të pranishmit të cilët ishin edhe nën efektin e alkoolit, shkruan “Boldnews”.
Në këtë moment, nga Club-i i njohur ka dalë Shpresim Bajraktarin i cili ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke u kërkuar që ata të largohen dhe ta linin të qetë për të festuar. Madje, Shpresimi ka shtyrë edhe një nga oficerët e policisë dhe menjëherë është futur sërish në Club.
Duke shfrytëzuar daljen dytësore të Club-it në mënyrë që tu shpëtonte uniformave blu, Shpresimi i shoqëruar edhe nga një mik i tij i quajtur Tahsim Hila, po e prisnin 3 efektivë policie për ta pyetur rreth veprimit të tij të mëparshëm ku kishte shtyrë një oficer policie. Në këtë moment, Shpresimi ka nisur të bërtasë dhe ofendojë 3 efektivët e policisë të cilët janë treguar të duruar duke mos e tensionuar situatën.
Por teksa Shpresim Bajraktari po tentonte të ikte nga efektivët e policisë, ai godet me grusht në kokë njërin prej tyre ndërsa nis të ofendojë 2 efektivët e tjerë. Ndërkohë, miku i tij Tahsim ka tentuar që të ndalojë uniformat blu në mënyrë që Shpresim Bajraktari të largohet nga vendi ku ndodhi incidenti, por kjo ka qënë e pamundur. Efektivët e policisë e kanë neutralizuar Shpresim Bajraktarin dhe Tahsim Hilën vetëm pak metra më tutje, në afërsi të lokal “Capricio”.
Dy të ndaluarit, janë shoqëruar në ambjentet e paraburgimit të komisariatit Nr.2 në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se Shpresim Bajraktari ka tentuar të ushtrojë presion duke bërë me dije se ka lidhje të forta me Top Channel dhe se është pronar i një biznesi taksi, i quajtur “Speedtaxi”.
Edhe pse është ndërhyrë për të fshehur këtë çështje, Policia e Shtetit e ka referuar çështjen në prokurori, për të dy shtetasit, Shpresim Bajraktari dhe Tahsim Hila, për veprat penale 237 dhe 236 të Kodit Penal, për hetim në gjendje të lirë, edhe pse i dyshuari Bajraktari ka goditur një punonjës policie.
(E.K/SHUPLAKA)