23:02 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, ky është një nga 8 të kërkuarit nga Policia (Foto+Emri)

20:08 | 28/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Kush është Santiago Malko, ish-polici që u ekzekutua me breshëri plumbash

Një muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin, ku u vra në makinën e tij një “BMW X5” Santiago Malko, tashmë policia dhe prokuroria kanë materiale të mjaftueshme në dorë, për të implikuar secilin prej autorëve dhe bashkëpunëtorëve të krimit.

Në dorën e prokurorisë tashmë janë gjurmë gishtash, prova fizike të gjetura në automjetet e sekuestruara dhe materiale të mjaftueshme për të fundosur secilin prej tyre.

Në këtë ngjarje janë të përfshirë Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Fatmir Hyseni (i njohur ndryshe me pseudonimin Doqja) si dhe Aleksander Maxhaku.

Faxweb.al ka siguruar foton e këtij të fundit i cili është njëri prej 8 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e bujshme të ish-policit, Santiago Malko.

Dy vëllëzerit Duka janë gjithashtu të skeduar për trafik ndërkombetar droge. Kultivimi i drogës bëhej pikerisht në fshatin e tyre dhe nisej drejt Gjermanise. Ka informacione dhe shkresa të ardhur nga Gjermania ku kërkohet informacion per kete grup kriminal. Janë të dyshuar për një sërë ngjarjesh te cilat i kane shpetuar policies.

Fax News ka siguruar pamjet ekskluzive të momenteve pak përpara vrasjes së 26-vjeçarit Santiago Malko, në datën 27 gusht në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Për këtë ngjarje, një muaj më vonë policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Aktualisht, në prangat e policisë është vënë vetëm Blendi Teta, 39-vjeçari i cili tashmë është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës.

Në videon e parë të siguruar nga Fax News duket qartë Blendi Teta, pak para momentit të vrasjes.

Blendi Teta vëzhgon terrenin, vëzhgon edhe viktimën e ardhshme, 26-vjeçarin Santiago Malko, i cili sapo kishte zbritur nga automjeti dhe ishte nisur në drejtim të pediatrisë, pasi kishte të birin e sëmurë.

Blendi Teta sapo kishte dalë nga automjeti “Skoda”, me ngjyrë të bardhë dhe kontrollonte terrenin, që gjithçka të shkonte mirë, ashtu siç ishte përpiluar në planin fillestar, ekzekutimin e 26 vjeçarit Santiago Malko.

Në videon e dytë të siguruar nga Fax News, sërish vetëm pak çaste para ekzekutimit të 26 vjeçarit, duket një tjetër bashkëpunëtor.

Edhe ai sërish në automjetin “Skoda”, i cili, pak më i kujdesshëm, tenton të mos lërë gjurmë për të mos implikuar veten dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë për zbardhjen e ngjarjes nga policia.

Është Ilir Selmani, i cili duket qartë në pamjet ekskluzive të siguruara nga Fax News, duke mbledhur bishtat e cigareve që 39-vjeçari Blendi Teta kishte lënë gjatë minutave që po ruante viktimën e ardhshme, 26 vjeçarin Santiago Malko, duke i hedhur në një kontenier mbeturinash në afërsi, për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme.

Në këto pamje ekskluzive duket se si është pritur viktima nga atentatorët, si është ruajtur dhe se si ka shkuar deri në momentin final të ekzkutimit me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.


Përveç këtyre dy persona që duken në dy videot e siguruara nga Fax News, kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në ekzekutimin e Santiago Malkos./Faxnews-Faxweb.al

Etiketa: Aleksandër Maxhakusantiago malko
Pas

Më shumë se një herë! Ylli Limani tregon publikisht sa vajza i kanë thyer zemrën

Para

Rrëzohet gjatë ngjitjes në mal, turisti amerikan niset me helikopter drejt Traumës

Para
Plagoset  aksidentalisht në zonën e Sopotit një punonjës policie, niset me urgjencë drejt Tiranës

Rrëzohet gjatë ngjitjes në mal, turisti amerikan niset me helikopter drejt Traumës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.