19:09 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

I PËRGJIGJEM RUDINA XHUNGËS, PASKAL MILOS DHE PËLLUMB XHUFIT

10:09 | 30/11/2016
në Te Gjitha
0
I PËRGJIGJEM RUDINA XHUNGËS, PASKAL MILOS DHE PËLLUMB XHUFIT

Nga Kastriot Dervishi

I përgjigjem Rudina Xhungës, Paskal Milos dhe Pëllumb Xhufit

Mbrëmjen e së hënës më thanë që më ishte përmendur emri nga drejtuesja e emisionit “Dritare” dhe zotërinjtë Milo dhe Xhufi. Sot pata rastin të dëgjoj pjesë të këtij emisioni. Emisioni në fjalë sulmoi jashtë mase dhe pa asnjë lloj etike rrjetet sociale dhe përdoruesit e tyre të cilët i quajti “sharlatanë aktivë”. Të sulmosh rrjetet sociale vetëm për interes të një dokumenti që vërtetoi qenien në Partinë Fashiste të Nexhmije Xhuglinit duket me të vërtetë veprim primitiv e naiv. Për gjithë të pavërtetat e spekulimet që dëgjova jap sqarimet e mëposhtme, për personat në fjalë dhe për publikun.

Së pari zj.Rudina Xhunga! Nuk e dija që paskeni “vulën” për të caktuar e vendosur kush është historian e kush jo. Sigurisht nuk më hyn në punë “vula” juaj. Jam i pranishëm në shtypin shqiptar që nga viti 1999. Po ashtu jam (deri tani) autor i 10 librave historikë. Libri im i parë ka dalë në vitin 2003 dhe libri i fundit në vitin 2016. Për konsultë të detajuar drejtojuni faqes www.bksh.al, ku do të gjeni shpjegimin e duhur. I thatë publikut që paskam qenë “drejtor i Arkivit” dhe po “publikoj çdo gjë”. Kam qysh nga viti 1999 që publikoj dhe nuk kam filluar tani. Merakun që ke për dokumentin e fashistes Nexhmije Xhuglini, po ta heq duke të thënë se nuk është dokument i Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk lidhet me funksionin tim shtetëror, por me punën time si studiues, prej së cilës nuk ka komision e ministër në botë që më largon. Për merakun tjetër, për dokumentet e rregullat e tyre, për konstatimin tuaj, sa naiv aq edhe dashakeq, ju kujtoj se e njoh ligjin shumë mirë, madje edhe më mirë nga sa ligji njeh veten e tij. Kam qenë ndër zyrtarët e vetëm që kam konstatuar ligje të Republikës së Shqipërisë (si për shembull ligji nr.8839) që bien në kundërshtim me ligje të tjera. Më është bërë “vetingu” vazhdimisht dhe kam qenë i pajisur rregullisht me certifikatë sigurie të nivelit tepër sekret. Për plotësim e kulturë të përgjithshme, duhet të dini se krimet e komunizmit në Shqipëri nuk mund të fshihen pas “sekretit”. Shqipëria ka nënshkruar qysh prej vitit 1954 konventën e OKB-së të datës 9.12.1948 “Për ndalimin e gjenocidit dhe të drejtat e gruas”, sipas së cilës ka detyrimin të mos fshehë krimet e kësaj natyre. E fundit për ju, ishte për të ardhur keq përcaktimi “që paskam punuar me Berishën dhe Ramën”. Arkivat në të gjithë botën aktivitetin e tyre e bazojnë në Kodin Deontologjik të Arkivistëve dhe janë institucione të pavarura nga politika.

Së dyti për z.Milo! Siç e dini, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë i gjithë i pasistemuar dhe i ndërtuar në mënyrën më të keqe. Prej vitesh nuk ka parë kurrfarë investimi. Personeli ka qenë gjithnjë i kufizuar. Është përballur me një presion të jashtëzakonshëm dhe injorancë shtetërore origjinale dhe të pakrahasueshme. Unë arrita ta çoj në 80% të tij të inventarizuar, gjë për të cilën jam krenar. Nuk më lanë ta përfundoja inventarizimin sepse siç e dini shteti shqiptar i urren arkivat dhe nuk do që të ketë fare arkiva. Në lidhje me dokumentet e klasifikuara dhe llojet e tyre ju kujtoj se janë marrë tre vendime deklasifikimi dhe kam lënë gati projektvendimet për deklasifikimin e gjithë pjesës së mbetur pasi në 99% të tyre dokumentet nuk kanë asgjë për sekret shtetëror.

Të treti për z.Xhufi! Më bëri përshtypje fjala juaj se unë “sapo lashë detyrën” (në fakt pezullimin) paskam filluar të botoj e publikoj dokumente. D.m.th. kësaj i thonë se sapo fillova pezullimin “rilinda në rrjete sociale”. Ju falënderoj për vëmendjen që i kushtoni këtyre publikimeve, por siç e thashë më sipër publikimet i kam filluar nga viti 1999. Gjithashtu për kulturë të përgjithshme, ju bëj të ditur se nuk jam larguar nga detyra e drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por jam në proces gjyqësor, (sepse e kam goditur aktin administrativ përkatës) ku deri tani e drejta është në anën time. Nuk jam marrë në jetën time “me llafe pazari” e aq më tepër të kem “nxitur përçarjen” në rastet kur bëj të njohura fakte për njerëz që përveç përçarjes nuk kanë bërë punë tjetër në jetën e tyre.

 

 

Etiketa: dervishienver hoxhafashistehoxhakastrit dervishikomunistekomunizminexhmije hoxhapartia fashisterinia fashiste
Pas

Arrestohet shefi i Hetimit në Vlorë, i kërkoi shoferit të dëshmonte që kishte probleme me shikimin

Para

Rama niset te Meta por devijon rrugën. Zgjedh derën kryesore për t’iu shmangur protestuesve

Para
Rama niset te Meta por devijon rrugën. Zgjedh derën kryesore për t’iu shmangur protestuesve

Rama niset te Meta por devijon rrugën. Zgjedh derën kryesore për t'iu shmangur protestuesve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

Putin synon të vazhdojë luftën derisa Perëndimi të pranojë kushtet e tij për paqe

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan, nuk raportohen të lënduar

Afati 50-ditor për Ukrainën, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Tragjedi në Itali/ Automjeti përplaset me kamionin në tunel, tre të vdekur dhe dy të plagosur

Një person me makinë përplas për vdekje vrapuesin e maratonës më jetëgjatë në botë, shuhet në moshën 114 vjeçare

BE: Kundërtarifat ndaj SHBA janë 72 miliardë euro nga ”Boeing” te uiski

Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.