Kanë dalë pamjet e tmerrit në Porto Palermo, ku Muhal Kokëdhima është hedhur përpara furgonit ku udhëtonin turistët spanjollë dhe ka goditur vazhdimisht xhamin e mjetit.
Brenda në makinë në ato momente ndodhej familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar, dhe kërkojnë ndërhyrje nga ana e policisë.
Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë, ndërsa Kokëdhima qendronte në pjesën e kofanos.
Kokëdhima qëndron sipër mjetit për rreth 3 kilometra rrugë, edhe pse në atë mënyrë po rrezikonte edhe jetën e tij.
Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.
Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu
Shoferi dhe shoqeruesi në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë. Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët. Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt. Merrni policinë, hajdeni se na vrau, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi. Shkoni në polici kështu.
Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo…erdhën me thika, kanë thyer makinën.
Në një moment Kokëdhima zbret nga furgoni i gjakosur dhe mjeti largohet me shpejtësi, në pritje të ndërhyrjes nga ana e policisë.
(E.K/Faxweb.al)