E përditshmja turke Hurriyet Daily News, raporton se njëri nga të dyshuarit në përfshirjen e zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ka vdekur në “një aksident trafiku” në Riad.
Mashal Saad al-Bostani, 31-vjeç, kolonel në forcat ajrore saudite, ishte në mesin e 15-të të dyshuarve të cilët kishin shkuar dhe larguar nga Turqia më 2 tetor, kur edhe gazetari saudit kishte vizituar konsullatën saudite në Stamboll, dhe kurrë më nuk është parë, transmeton Telegrafi.
Nuk janë dhënë detaje për aksidentin ku ka humbur jetën Bostani në Riad, si dhe roli i tij në “vrasjen” e gazetarit saudit.
Kolumnisti i Hurriyet, Abdulkadir Selvi ka deklaruar se se konsulli i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohammad al-Otaibi mund të jetë “i ekzekutuari i radhës”.
Sipas mediave të huaja mjeku që dyshohet për vrasjen dhe copëtimin e gazetarit, është trajnuar në një objekt në Melburn për sponsorizim nga Qeveria Saudite.
Mjeku dyshohet se ka copëtuar brutalisht një gazetarin, ndërsa ai ishte ende gjallë.
Zyrtarët turq e kanë identifikuar mjekun Salah al-Tubaigy si një nga 15 burrat e pranishëm në konsullatë atë ditë dhe tani është zbuluar se mjeku është trajnuar më parë në Institutin Viktorian të Mjekësisë Ligjore në Melburn.
(B.H/Faxweb)