10:40 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I premtoi para Dumanit që t’i vrisnin gruan, arrestohet avokati Alban Bengasi

14:28 | 06/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I premtoi para Dumanit që t’i vrisnin gruan, arrestohet avokati Alban Bengasi

Është arrestuar në aeroportin e Rinasit avokati Alban Bengasi, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë, pasi kishte premtuar 120 mijë euro që të vrisnin gruan e tij.

Në dosjen e prokurorisë së posçme thuhet se si Nuredin Dumani kishte refuzuar që të vriste ish-gruan e avokatit Alban Bengasi për shumën e 120 mijë eurove, pasi më herët ishte porositur për gjymtimin e saj.

Bengasi dyshonte se ish-gruaja e tij e kishte tradhëtuar me shokun e ngushtë, dhe për këtë kishte nisur një seri hakmarrjesh ndaj saj, me qëllimin final për ta eleminuar.

Ai përdorte njohjen me bosët e krimit, për të realizuar qëllimin e tij, ndërkohë që nga Dumani përshkruhet si një person që pinte shumë kokainë.

Dumani ka dhënë me detaje dhe emra, ditët kur ka ndjekur ish-gruan e Bengasit, dhe sulmin ndaj saj, që nuk kishte shkuar sipas parashikimeve të vetë avokatit.

I penduari i drejtësisë i ka thënë SPAK se ai kishte refuzuar ta vriste një grua për 120 mijë euro, ndërkohë që Bengasi është shprehur se në rast se nuk do ta kryente ai krimin, do ia kërkonte këtë ‘nder’ Gjergj Cukalit, i njohur ndryshe dhe si i forti i Myslym Shyrit.

Dumani së bashku me persona të tjerë, kishin ruajtur për ditë me radhë lëvizjet e ish-gruas së Bengasit, e cila pasi u sulmua fizikisht ka hedhur dyshime se porositës ka qenë pikërisht avokati, pasi nuk kishte konflikte me persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”. Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

Pas

Këputet kablloja e ashensorit xham në një hotel luksoz në Bali, vdesin pesë të rinj

Para

Seanca në GJKKO/ Lefter Koka në gjykatë sulmon Kryemadhin: Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores

Para
Gjyqi ndaj Lefter Kokës, avokatët: Kërkojmë pafajësi për tre akuzat e SPAK, i vetmi që pa pasur lidhje me Klodian Zoton ka qenë ish-ministri Arben Ahmetaj

Seanca në GJKKO/ Lefter Koka në gjykatë sulmon Kryemadhin: Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores

Discussion about this post

 



Të Fundit

E paprecedentë! Votuese në Tiranë, kandidatja e PD futet në qendrën e votimit në Fier dhe u bën presion komisionerëve

Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier, gjenden vetëm 47

“Do të kemi një ditë të dytë vere!”/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet!

Zgjedhjet parlamentare, voton ministri Gonxhja

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

Ndodh për herë të parë në Shqipëri! Nga Ferma VIP te kutia e votimit, Big Basta: Kushdo që të fitojë të bëjë më të mirën për shqiptarët

Të dënuarit votojnë në burgun e Fushë Krujës! Përjashtohen nga e drejta e votës 56 të dënuar

Dyshim për blerje votash në Kukës/ Arrestohet 27-vjecari, i sekuestrohen euro e lekë

Fier, kandidatët e PD shkelin Kodin Zgjedhor, futen në qendrat e votimit

Kreu i SPAK, Altin Dumani voton në kryeqytet: Do komunikoj pas zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.