Andi Bushati, nuk ka fajësuar vetëm opozitën dhe dobësinë e saj për humbjen e zgjedhjeve. Bushati ka renditur tre faktorë që kanë ndikuar në fitoren dhe konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës, dhe këto janë; paratë e drogës, lidhja me kriminelët dhe blerja e mediave.
“Për të bërë pak avokatin e djallit dua të ngrij një pyetje. A është opozita aq keq sa na duket? Nëse ne flasim që sot kemi një opozitë të telendisur, nuk është aq e telendisur sa duket. Sepse forca e banditëve, parat e drogëmenëve, dhe mediat e blera nga Edi Rama, tregojnë para shqiptarëve një realitet të përmbysur nga një realitet faktik që është në Shqipëri. Dhe duke e pranuar si të vërtetë këtë realitet, ne mundohemi që gjithë peshën ta nxjerrim tek një opozitë që duket e dobët, kompremisaxhie, një Bashë që shpesh na bën për të qeshur me disa kalamaj që ka futur në parlament.
Unë e pranoj që Basha ka kalamaj, por për kë të kem respekt nga ministrat dhe deputetët e Ramës, që janë po kaq kalamaj. Atëherë pse duhet ti jap unë 74 vota kalamajve të Ramës dhe ti jap 30 votave kalamajve të Bashës. Hendeqet janë krijuar nga këto tre faktorë. Parat e drogës, lidhja me kriminelët dhe blerja e mediave.”, u shpreh Bushati. (J.V/Faxweb)