Qyteti i Këlcyrës dhe mbarë Shqiperia është tronditur nga një ngjarje e rëndë dhe shokuese. Një i sëmurë mendor, Alban Voda, 30 vjeç i preu kokën me thikë një 66-vjeçari. Ngjarja ndodhi në fshatin “Uji i Mirë” ku 30 vjeçari i preu kokën një bashkëfshatari të tij.
Voda është cilësuar me probleme mendore por mësohet se ka qenë komando në Afganistan, dhe prej tre vitesh ishte kthyer në Shqipëri. Si shkak i kësaj ngjarje të sotme ka reaguar edhe gazetari Flamur Nezaj. Sipas tij hidhen në rrugë djemtë e rinj të cilët në misioniet e tyre në luftë na kanë bërë krenarë.
Vetëm dy javë më parë gazetari theksoi se shumë efektivë të Batalionit “Komando”, që nderojnë Shqipërinë në vendet të ndryshme në konflikt apo misione paqëruajtëse, kanë edhe anën e errët.
“Shumë efektivë të këtij batalioni ndër vite, të stërvitur vetëm me taktika ushtarake dhe operacione speciale, thënë ndryshe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm stërviten për tu bërë “vrasës”! Kohët e fundit, disa prej këtyre efektivëve të liruar nga detyra (me arsyen e mbarimit të kontratës) janë bërë “vrasës” me pagesë ose dyshohen për të tillë në Shqipëri! Sipas informacioneve operative të policisë, në disa raste dyshojnë se vrasjet pa autor dhe pa gjurmë në vendngjarje, janë kryer nga profesionist, të ish-forcave komando! Disa të tjerë, janë bërë grabitës (si këta të fundit)! Por ajo që është më shqetësuese, është fakti se ka nga ata ish-ushtarë të forcave “Komando” që kanë përfunduar si “mercenar” me pagesë apo luftëtarë për shkak të besimit në konfliktin Sirian, emrat e disa prej tyre tashmë janë publikuar! Fatkeqësisht, me arsye të ndryshme, Forcat e Armatosura çdo vit nxjerrin në lirim ushtar profesionist, të stërvitur, që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër, veç asaj çfarë kanë mësuar, të mbrohen dhe të vrasin! Ata nxirren në rrugë të madhe, pa asnjë qindarkë, pa asnjë plan rehabilitimi apo integrimi në shoqëri, pa asnjë mundësi punësimi alternativë (në polici duhet të gjesh mik) apo ndonjë asistenc psikologjike ndaj këtyre personave! “, shkruan ndër të tjera Vezaj.
Sot ai ka reaguar përsëri duke marrë shkak edhe nga ngjarja e Këlcyrës, se nuk e kuptuan për statusin e parë, pasi po fliste per fenomenin e hedhjes në rrugë të atyre djemve që për ta nuk kujdeset më askush.
“Nuk kisha qëllim në asnje menyrë t’i përgjithesoja pasi ata janë njerezit me të vleresuar nga unë por vazhdoi të mendoj se disa prej tyre kanë përfunduar në rruge pa asnjë të ardhme! Mungesa e një prespektive ka bërë që disa prej tyre të futen në rrugët e krimit! Disa të tjera kanë probleme psikologjike, në veçanti pas përfundimit të misioneve të ndryshme jashtë Shqiperise te cilat i shfaqin ne momente te caktuara! Keshtu mendoj edhe rasti i Kelcyres, eshte tipike e mos kujdesit te shtetit ndaj kesaj kategorie profesionistesh! Mungesa e nje politike sociale e rehabilituese per disa prej ketyre njerezve mund te sjell keto pasoja!. Zoti pastë meshire per shtetaret”, përfundon Vezaj. (J.V/Shuplaka)