Një avion me 496 pasagjerë dhe 24 anëtarë të ekuipazhit është detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak se gjatë fluturimit iu prish një nga motorët, një ngjarje kjo që mund të kishte rezultuar fatale pë rata që ishin në bord.
BBC shkruan se avioni i Air France “Airbus A380” u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin e Goose Bay në majën lindore të Kanadasë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë teksa avioni po fluturonte nga Parisi në Los Angelos, por një nga 4 motorët u prish në perëndim të Grenlandës. Por për fat të mirë nga ky incident nuk janë shënuar të lënduar.
Linja ajrore reagoi menjëherë duke njoftuar se pilotët e trajnuar rregullisht dhe ekuipazhi i kabinës e trajtuan këtë incident serioz në mënyrë të përkryer, ndërsa udhëtarët po ndihmohen nga ekipet e dërguara në vendngjarje. (D.D/Shuplaka)