23:24 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I priti si miq dhe e vranë barbarisht, flet burri i Drita Saliajt: Nipin nuk e fal, as sikur ta kisha djalin tim!

12:32 | 08/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E lidhën me shall dhe e hodhën në rezervuar, kush është 50-vjeçarja që u vra nga nipi i burrit, edhe kunatit i vodhën banesën

Është përcjellë sot për në banesën e fundit 50-vjeçarja Drita Saliaj, e cila u vra nga tre adoleshentë në 5 Janar, mes tyre dhe nipi i bashkëshortit të saj, në një tentativë që të rinjtë kishin kryer për të grabitur banesën e saj.

Teksa ka folur për mediat në varrimin e të shoqes, Hajir Saliaj ka kërkuar drejtësi për vrasjen, ndërsa ka shtuar se nipin nuk do ta falte për krimin edhe sikur ta kishte djalin e tij.

“Kërkoj drejtësi kaq dua. Edhe pse nip nuk e fal, edhe fëmija im të ishte nuk bëhet, ai krim duhet të ndëshkohet patjetër”, është shprehur Saliaj mjaft i indinjuar.

L. Saliaj, S. Shehaj të dy 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç kishin shkuar si mysafirë në banesën e viktimës, e cila iu kishte bërë dhe kafe.

Në momentin që ata kanë tentuar që të grabisin banesën, kanë hasur në rezistencën e 50-vjeçares, të cilën pasi e kanë rrahur dhe e kanë lidhur me litar, e kanë hedhur të gjallë në një rezervuar që ndodhet të paktën 5 kilometra larg banesës së saj.

Tre të rinjtë kishin shkuar në banesën e Dritës, me shpresën se do të gjenin para, pasi së fundi ajo kishte shitur një lopë, si dhe kishte informacione se i kishin dërguar para nga Greqia burri dhe djemtë që ndodheshin në emigracion.

Por sipas fqinjes, Drita Saliaj nuk mbante para në banesën e saj, dhe I mbyllte ato në një llogari bankare. 16 vjeçari Saliaj dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike, ndërkohë që babai i tij vuante një dënim në burgun e Fierit për trafikim narkotikësh.

Policia i arrestoi të tre të rinjtë, që dyshohet se kishin kryer dhe grabitje të tjera në fshatin Gjerbës.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

FOTOLAJM/ Shihni raketat e pashpërthyera, ja sa u hodhën gjithsej, Amerika këmbëngul se s’ka viktima

Para

Bashkëshortja e Kastriot Reçit ishte shtatzënë, autori i veshur si grua e priti për 5 orë që ta qëllonte me snajper në zemër

Para
VIDEO/ Dinamika e vrasjes së Kastriot Reçit, u qëllua nga tarraca e një pallati me snajper

Bashkëshortja e Kastriot Reçit ishte shtatzënë, autori i veshur si grua e priti për 5 orë që ta qëllonte me snajper në zemër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.