19:02 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

I publikoi dosjen e babait si sigurims, Demaliaj reagon ndaj Loloçit: Akt kriminal, do të njoftoj ambasadën Amerikane

19:37 | 22/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I publikoi dosjen e babait si sigurims, Demaliaj reagon ndaj Loloçit: Akt kriminal, do të njoftoj ambasadën Amerikane

 

Pasi publicisti Çerciz Loloçi publikoi një dosje të babait të Ilir Demaliajt, duke e akuzuar se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit gjatë diktaturës, ky I fundit ka reaguar ashpër ndaj ij.

Demaliaj akuzon Kastriot Dervishin dhe Loloçin se kanë shkelur ligjin, ndërsa thotë se do të njoftojë ambasadën amerikane për këtë akt kriminal, siç e quan ai.

REAGIMI I PLOTË:

Unë i biri i sigurimit të shtetit…

Sy për sy e dhëmbë për dhëmbë!

Sot Loloçi nxorri kartelën e sigurimit. Ja dhe shantazhimi dhe delegjitimimi që duan të më mbyllin gojën me anë të biografisë së prindërve!!!

Kush e bëjnë dhe nga kush mbrohet Kadareja!

Cerciz Loloci, ka qenë sekretar i dytë i Komitetit te Rinisë së Tiranës nga viti 1985 deri ne vitin 1990, ku sekretar të parë kishte Fatmir Xhafën. Nuk është e nevojshme të sqaroj se çfarë funksionesh dhe detyrash kishin sekretaret e rinise dhe sa te besuar të partise ishin dhe çfarë biografie kishin me lidhjet me regjimin.

Une i biri i sigurimit të shtetit, nuk kam qenë asnjë ditë në jetën time në asnje organizate rinie, partie, bashkimesh profesionale, në asnje lloj grupimi dhe bashkëpunimi në jetën time me regjimin e kaluar dhe vazhdimësinë e regjimit që mbrojnë sherbëtorët e regjimit dje dhe sot dhe me asnjë grupim në ketë rruzull përveç se me lirinë time.

Lirinë time e kam të shënjtë dhe nuk mund të ma blejnë as lolocët as dervishët, as kushdo tjetër në mbrojtje të padronëve tyre si shërbëtore të demagogëve propagandistike të regjimit komunist.

Ja pra kush me gjykon mua.

Po postoj dosjen e nxjerrë sot nga Dervishët dhe Loloçët me fotografinë e marrë nga kartela e punës së tim eti nga arkiva e Ministrisë Brëndëshme që është e fotkopjuar dhe mbahet në shtëpinë e Kastriot Dervishit për të delegjimituar dhe më shantashuar mua.

Shteti ka rënë.

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama , Kryeprokurori Hajdut me lirim kriminelësh dhe mbyllje dosjesh te korrupsioneve qeveritare, nuk janë më shtet në shërbim të qytetarëve por kryetar bandash. Përndryshe, duhesh kohë më parë ndaj Kastriot Dervishit dhe Dervishëve të ishte hapur proçes ndjekje për abuzime dhe korrupsion dhe shkelje të rënda me detyrën.

Nuk ndodh në asnjë vënd të botës që një ish drejtor arkivash të marri arkivën në shtëpi duke e kthyer në pronë të tij, për shantazhim, deligjimitim të njerëzve të lirë për ti shërbyer strukturave kriminale të politikës, medias, dhe oligarkisë kriminale që po varros vendin dhe po detyron shqiptarët të largohen nga sytë këmbët.

Ky është vetëm fillimi.

Do te njoftoj Ambasadën Amerikane dhe ate Gjermane për këto akte kriminale në shkelje të drejtave të individit nëpërmjet shantazhit njësoj si sigurimi shtetit dje me struktuarat ne vazhdim sot.

POSTIMI I LOLOÇIT QË SHKAKTOI REAGIMIN E DEMALIAJT:

Ilir Demalia i është përgjigjur sërish ish-drejtorit të Arkivave të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, por nuk ka thënë asgjë për babain e vet, Binak Haxhia Demalia, Oficer i Sigurimit të Shtetit, (sektori i Kundërzbulimit), në vitet 1950-1970.

Binak Haxhia Damaliaj kishte mbaruar studimet e larta në San Petersburg dhe ka punuar shef sektori në Tregtinë e Jashtme deri në 7 mars 1975 kur u arrestua dhe u dënua me 4 vjet ( 3 vjet për “Agjitacion e Propagandë” dhe 1 vit “Për shpërdorim detyre”).

Natyrisht se për punën e të atit, s’mund të jetë përgjegjës askush tjetër në moshë madhore, pra mbi 18 vjeç, megjithëse në rastin e familjes Demalia, pas dënimit të kryefamiljarit kanë vuajtur edhe gjithë pjestarët e tjerë të familjes, përfshi edhe vetë Ilirin.

Ka mundësi që edhe arrestimi i Binakut, për ‘shoqërimin e vetëm të dy shqiptarëve nga Kosova’, të ketë qenë një gjyq i montuar, por më sakt për këtë mund të flasë publikimi i plotë i dosjes, që mundësohet edhe nga Autoriteti përkatës.

Nga ana tjetër janë plot 15-20 vjet veprimtari të Binak Haxhia Demalia në Sigurimin e Shtetit, madje në një sektor shumë delikat dhe shumë të besueshëm, kundërzbulim, çka nuk mund të shkonte kushdo dhe vështirë të mos përziheshe në punët kriminale që bënte ‘arma e dashur’ e diktaturës së proletariatit.

Shoqëria shqiptare do të përfitonte mjaft nëse hapen dosjet e kësaj periudhe, të cilat do të ndriçoninin më mirë atë kohë të periudhës diktatoriale, por edhe do të shërbenin si mësim për pushtetet e sotme dhe të ardhme, pavarësisht se janë sisteme diametralisht të kundërta dhe kanë tjetër qasje ndaj jetës njerëzore.

Sipas një prej themeluesve të Sigurimit të Shtetit, Vaskë Kolecit, në letërkëmbimin me Enver Hoxhën më 26.11.1948 thuhet tekstualisht se “organet e Sigurimit ishin organe kriminale, të arrestuarit  trajtohen keq, kundër tyre ishin përdorur torturat si rrahje me dru, kamxhik, litar të lagur, telefon, jelek, lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë, përdorimi i pincave, etj”.

Duhet thënë se pas viteve nëntëdhjetë janë botuar disa monografi për raportet e shkrimtarit me diktaturën, akoma më sakt për raportet e Kadaresë me regjimin që lamë pas. Të gjitha së bashku apo edhe ato që mund të botohen në të ardhmen as e ulin dhe as e ngrenë krijimtarinë e Kadaresë, të njohur botërisht në mbi 50 gjuhë të huaja, por tregojnë gjithsesi për marrëdhëniet tepër të vështira të krijuesit nën diktaturë.

Ndërkaq duhet stuar se madhorë të Sigurimit të Shtetit, pinjollë të tyre apo të emërtesës së lartë, kanë shpifur sa kanë mundur, në mënyrë konseguente, të pandërprerë duke dashur të denigrojnë figura që janë shumë përfaqësuese për kombin dhe shtetin shqiptar. Islamikë, fundamentalistë, ish-drejtues të lartë të emërtesës komuniste që u ra “kalaja buzë Adriatikut” rrëmbyen kartën e nacionalizmit dhe u bënë flamurtarë të gjërave të paqëna.

Kadaresë i tundet kohë pas kohe dy letra të vetme në Komitetin Qëndror dhe qëllimisht lihet në hije ditari sekret i Enver Hoxhës që shkruante në 20 tetor 1975 “ky poet borgjez atakon gjithë ndërtimin e socializmit në vendin tonë, gjithë direktivat e Partisë, gjithë politikën e strukturës dhe të superstrukturës dhe e quan një blof të madh që bëhet me qëllim për të mbuluar ‘kalbëzimin dhe burokracinë’.

Me keqardhje ky poet korbash thotë se “Topa, himne e valle ka kundër armiqve’ por ‘kundër burokracisë s’ka konsuj’. Me fjalë të tjera s’ka parti që të luftojë burokracinë dhe Partinë tonë marksiste-leniniste e quan ‘konsuj’ ose ‘prokonsuj’ si në Republikën e Romës antike, që u rrënua. Kështu do të rrënohet për Ismail Kadarenë edhe socializmi tek ne dhe këtë predikim e bën në vargjet e pjesës nr. 3. Për këtë poet reaksionar rendi ynë socialist është një rend burokratik dhe burokratët i kanë ‘duart të lyera deri në bërryl me gjak’, ‘rrëmojnë themelet, lajnë gjakun e dëshmorëve etj. etj’. Të gjithë këta përbindësha të veshur ‘si pashallarë të kuq me dekorata etj, kanë zyrat, ministritë, Komitetin Qendror dhe çojnë trupin e revolucionit në varr’”…

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: demaliaj
Pas

Privatizim dhe gjyqe për klubin e Vallznisë, reagon Voltana Ademi

Para

Punonjësit e OSHEE në Vlorë sherr me kaçavida, policia parandalon konfliktin

Para
Punonjësit e OSHEE  në Vlorë sherr me kaçavida, policia parandalon konfliktin

Punonjësit e OSHEE në Vlorë sherr me kaçavida, policia parandalon konfliktin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendosja e ushtarakëve në Los Angeles, guvernatorja e New York kritikon Trump: Po shpërdoron pushtetin!

Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi! ‘Rrëfehet’ para mediave: Dëgjova zhurma të mëdha, kishte trupa rreth meje

Vuçiç shpërthen kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, Albin Kurti: Do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave

1 milionë ushtarë rusë të vrarë e të plagosur, Ukraina raporton shifrat: Kjo është kosto e Moskës nga nisja e luftës

Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

Serbia planifikon projektin “Trump Tower” në vendin simbolik të bombardimeve të NATO-s në Beograd

Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor! Sfida do të luhet në ‘Rajko Mitić’, më i madh në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.