Në Fier janë dëgjuar disa të shtëna me armë në lagjen “Dukas”, raporton “Fax News”. Mësohet se është qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit E.H. Nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
DETAJE:
Në datën 29.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi rreth orës 20:55, në lagjen “Dukas” Patos, është qëlluar me armë në drejtim të banesës së shtetasit E.H, 58 vjeç.
Nga të shtënat nuk ka njeri të dëmtuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. (J.V/Faxweb)