Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me një grup demokratësh, këtë herë në qytetin e Elbasanit. Siç u publikua më herët nga Fax News në foton e siguruar Basha shihet tepër i përfshirë në diskutime.
Në foton e siguruar nga takimi bie në sy që Basha është rrethuar nga mbështetesit e tij kryesor, kryetari i PD Elbasan, Eugen Isaj, zv kryetari Zamir Muzhaqi, si dhe eksponentet me influencë Qani Xhafa dhe Andi Mema.
Basha tha se kishte qenë i detyruar për të dhënë mesazhin e bashkimit brenda PD-së por theksoi se qëndronte besnik ndaj faktit se ish kryeministri Sali Berisha nuk duhet të kandidonte për kreun e partisë.
“Kam qenë i detyruar per të dhënë mesazhin e bashkimit të partisë Demokratike, por i qendroj faktit se non grata nuk duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar apo të kandidoj për kreun e partisë”, – ka deklaruar ish kryetari i partisë demokratike.