Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama pas mesazhit të ngushëllimit të këtij të fundit, për tragjedinë e Genovas. Manjan shkruan se Ramës i është bërë zemra mal nga masakra e Selenicës, duke e thumbuar edhe për faktin që ishte ndër të paktën që nuk reagoi pas ngjarjes.
“I qenka ‘copëtuar zemra’ udhëheqësit për tragjedinë e Genovës. Për tragjedinë e Selenicës dhe tragjedi të përditshme në Shqipëri i bëhet zemra mal.
Turp e faqe e zezë. Hipokrizi bajate.”, shkruan Manjani në postimin e tij.
Discussion about this post