Gjykata e Durrësit ja dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 27-vjeçarin Astrit Thaçi, i cili dyshohet se është autor i të paktën 8 grabitjeve që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Nga ana tjetër Gjykata ka lënë nën masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, të dashurën e tij Adela Berisha, e cila nuk pranoi në asnjë rast që ta kishte ndihmuar Thaçin gjatë grabitjeve.
20-vjeçarja Berisha është shprehur se ajo nuk kishte dijeni lidhur ne grabitjet e Thaçit.
Por kush është Astrit ThaçI?
Një plagosje me armë zjarri ka alarmuar forcat e rendit dhe qytetarët e Durrësit rreth një javë më parë ku mbeti i plagosur një person për të cilin Faxweb.al mëson se quhet Rexhep Terziu, ndërsa Policia ka dhënë edhe informacione në lidhje me rrethanat në të cilat ka ndodhur.
Sipas Policisë, një person ende i paidentifikuar ka hyrë në banesën e Rexhep Terziut në lagjen 13 në Durrës për ta grabitur ndërsa është përballur me rezistencën e të zotit të shtëpisë.
Në këto rrethana ai ka qëlluar me armë zjarri duke i dhënë një predhë në këmbë, ndërsa 42-vjeçari momentalisht ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Grabitja e banesës ku mbeti i plagosur pronari
Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit Rexhep Terziut.
Në tentativë për të vjedhur por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit
Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit.
Grabitja e bankës Kredo.al
Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me datë 8 shkurt të këtij viti në qytetin bregdetar të Durrësit në lagjen 12 ndërsa Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen.
Banka e grabitur është “Kredo.al”, ajo që ndërsa mësohet se janë marrë prej aty 1 milionë lekë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:24 nga një person për të cilin Faxweb.al mësoi se është Astrit Thaçi 27-vjeç cili dyshohet se ka kërcënuar punonjësit me një armë zjarri duke arritur të merrte lekët mbi banak.
E shkruara e Astrit Thaçit:
E shkuara problematike e Astrit Thaçit është pasqyruar dhe në mediat Italiane, si tek La Nuova e cila më 7 Gusht 2018 shkruan:
“Është rishoqëruar në burgun e Bancali i arrestuari në Sorso të Sardenjës, Astrit Thaçi i dënuari shqiptar i cili u kap nga karabinierët pasditen e së dielës pasi është ndjekur nga rruga Buddi Buddi. 25 vjeçari është rikërkuar prej disa ditësh pasi në 1 Gusht nuk është futur për të vazhduar dënimin në burgun e Bancali pas një lejeje disa ditore.
Personi i cili vuante prej disa kohësh dënimin për plaçkitje dhe vjedhje në apartament të kryer në Lombardi, është kapur nga radarët e zbatimit të ligjit pasditen e së dieles pasi kishte vjedhur një makinë tip Mercedes. Në vend që të ndalonte teksa forcat ushtarake i kanë kërkuar, i dënuari është larguar duke i dhënë gaz makinës.”
Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe 19 vjeçarit Astrit Thaçi, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila mbillte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre.
Në një konferencë për shtyp nënkoloneli Alessandro Giuliani dhe koloneli Francesco Motta deklarojnë arrestimin e dy anëtarëve të tjerë të bandës shqiptare të cilët në shkurt mbillnin terror në Calolziese.
“Shkon në pesë numri i të arrestuarve. Përveç tre personave të cilët u vendosën përballë drejtësisë dhe që vuajnë denimin në burg në Monza (Devis Gramo 23 vjeç, Bekim Dula 19 vjeç dhe Fatmir Gjata 19 vjeç), janë shtuar dhe dy të arrestuar të tjerë. Ata janë Endri Agalliu 19 vjeç dhe Astrit Thaçi 19 vjeç, të cilët mbërritën në Itali në janar si bashkatdhetarët e tyre. Jo një bandë e mirë organizuar dhe as një grup kriminal me një drejtues, por një grup banditësh që godasin në mënyrë rastësore duke dhunuar viktimat e tyre”.