08:43 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

I quajti ”të leshtë”, cilët janë 2 ambasadorët që e quajnë mbresëlënës fjalimin e Ramës

14:02 | 26/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I quajti ”të leshtë”, cilët janë 2 ambasadorët që e quajnë mbresëlënës fjalimin e Ramës

Mbreslënës, kështu e ka cilësuar Floreta Faber , ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, fjalimin e Ramës ku i quajti vetë ambasadorët të leshtë.

Në një reagim të shkurtër në ‘’Twiter” ajo e vlerëson kështu: Kryeministri Edi Rama në një fjalim mbresëlënës & sh. dimensional mbi fokusin e munguar ndaj diplomacisë ekonomike. Fokusi i ri: zhvillimi ekonomik.

Po Faber nuk ka qenë e vetmja që me nota superlative ka vlerësuar fjalimin e Ramës, ku nuk la gjë pa thënë për punën e trupit diplomatik.

Edhe ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja ka pasur një reagim të tijin ku i vlerëson të drejta vërejtjet e Ramës.

Në intervistën për ‘’Shuplakën” diplomati Agim Nesho tha se ambsadorët janë gjetur nën presion në takimin me Ramën.

Nesho kujtoi po ashtu faktin se një pjesë të mirë të përgjegjësisë për gjendjen ku ndodhet sot shërbimi diplomatik e kanë edhe emërimet nepotike që Rama ka bërë në ambasada.

“Pa ju lodhur: mendoj se KM sot mbajti një fjalë të mirë. I hoqi (ose rihoqi) petën një lakrori mbushur me lloj-lloj lakrash, barërash, hithrash e përbërësish, ku ca janë të shëndetëshme e lehtësuese, por ama shumë të tjera janë ferra, gjemba e mbetje krejt të padobishme,madje të dëmshme për shëndetin ekonomik e kapacitetin zhvillimor të vendit.

E para zoti Rama ishte i drejtpërdrejtë por edhe mjaft modest. Ai as u mundua ta përvetësojë këtë nismë. Ta quajë atë një ide të porsalindur, apo një ..shpikje të vetën. Ai vetë solli në vmendje që me këtë temë janë marrë më përpara liderat e qeverive. Ideja dhe kërkesa është e njohur –tha ai. Ai u ndal te rezultati. Dhe këtu të gjithë bien dakord se rezultati është më së paku ..jo ai që pritej. 
Së dyti, KM ishte krejt realist në mirëkuptimin e vet se rezultati (i investimit të huaj apo tregtisë me jashtë) nuk mund t’i faturohej njëanshmërisht vetëm një faktori: punës së Shërbimit të Jashtëm. Ai deklaroi se njihte edhe gjithë difektet e hallkave të tjera relevante në process. Por askush s’mund të mohojë se puna e përfaqsive tona dhe shërbimit të jashtëm ka një rol kyc në jetësimin e projekteve dhe flukseve të bashkëpunimit. Sektorit të jashtëm madje i kërkohej të kontribuonte edhe këtu: të sillte eksperiencat më të mira nga praktika e huaj. Pa hezituar të prekte cdo strukturë që ka ndikim, qoftë ajo edhe pranë zyrës së KM vetë.
E treta, Kryeministri as njollosi e as mohoi punën dhe performancën e përfaqsive “në aspektet e tjera”. Përkundrazi ai tha se pjesa rutinore, shkresore, konsullore, bëhej mirë. Madje kishte shënuar progres. Por vuri gjithashtu në dukje se kjo për një vend si Shqipëria ishte krejt e pamjaftueshme. Ne nuk jemi as një vend-fuqi e madhe që bëjmë politika globale dhe as ndonjë vend I vogël dhe I humbur, që kërkon identitet, apo që sforcohet për status, njohje apo halle të posacme politike. Efekti më i mirë që presim të marrim nga diplomacia është ai ekonomik. 
Zoti Rama nuk ishte aspak arrogant, (në atë pozicion unë mbase do të isha pak më i ashpër). Ai thjesht solli në vemendje dicka që kushdo e sheh dhe e prek nga përfaqsitë tona. Shpërfillja, anashkalimi dhe inkompetenca në trajtimin e aspektit ekonomik të diplomacisë. A nuk jeni dhe ju dakord që së paku gjysma e përfaqsive kanë problem me këtë punë?..
Nuk pashë as “fshesë të hekurt” e as arbitraritet në fjalën e KM. Sepse as nuk “piketoi” e as nuk dënoi njeri. Ndëshkimi (por edhe promovimi e vlerësimi madje edhe shpërblimi) –sic la të kupohej ai –do të vinte natyrshëm si rezultat I dy hapave që për cdo menaxher janë më se normale: analizës së thellë të performancës diplomatiko-ekonomike –me pjesmarrjen dhe përgjegjësinë e të gjitha hallkave (përfshi edhe ministritë, agjensitë qëndrore deri dhe zyrën e Kryeministrit). Dhe”leximin” e performancës cdo 3 muaj për secilën përfaqësi dhe shërbimin e jashtëm në përgjithësi. Cfarë ka këtu të ..pa-arësyeshme? Ose jo-legjitime?”, shkruhej ndër të tjera në reagimin e Belortasë. 

(E.K/SHUPLAKA)

Selim Belortaja dhe Floreta Faber
Etiketa: floreta faberselim belortaja
Pas

“Roja i Gjelbër”, arrestohet Specialisti i Zyrës së Administrimit të Pyjeve në Shkodër

Para

Edi Paloka ”zbulon” arritjen e vetme të Ramës në takimin me liderët e Ballkanit

Para
Inpakti i marrëveshjes Rama-Basha te LSI, përgjigjet Paloka: Rama donte ta fuste në burg Metën, s’ka pasur dashuri dhe qetësi

Edi Paloka ''zbulon" arritjen e vetme të Ramës në takimin me liderët e Ballkanit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.