Koreografi Albi Nako është komentuar shpesh së fundmi nga mediat rozë, në lidhje me postimet të cilat ai bënë shpesh në rrjetet sociale. Nako është parë që të shpërndajë vazhdimisht për ndjekësit e tij disa shprehje apo situata të ndryshme, të cilat kanë tërhequr jo pak vëmendje.
Mirëpo ajo që ka bërë bujë, ndër këto shprehje, është edhe postimi i tij i djeshëm i cili kishte të bënte me anën më të ndjeshme të shoqërisë që janë femrat.
Përmes një shprehje disi thumbuese, Albi Nako thotë se ato i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së jashtme dhe pasurisë materiale, se sa dijes dhe kulturës së një personi. Ndër të tjera në postimin e tij ai shprehet: “Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbatjen e trupit, sepse tek ne nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’ por truptrashë: Vashat tona nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togëza e rripit.”
Por, pas kësaj deklarate Albi Nako ka dhënë një prononcim për ‘Revistën Class’ ku është shprehur se fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar edhe se ai nuk e ka pasur dashakeqësi në etiketimin e vajzave shqiptare, por vetëm një kategori prej tyre.
Discussion about this post