Kryeministri Edi Rama tha se vitin e ardhshëm, përmes procesit të Këshillimit Kombëtar do ti pyesë shqiptarët nëse duan që të legalizohet përdorimi i kanabisit për konsum vetjak.
Sipas Ramës, një pyetje të tillë e kanë bërë më herët dhe shtete të tjera, dhe do t’iu bëhet edhe shqiptarëve.
“Do të pyesim shqiptarët nëse e duan legalizimin e kanabist për përdorim vetjak”, tha Rama në Kongresin e socialistëve.
Ky vendim vjen pas nismës së tij për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore.
Qeveria e Ramës është e njëjta me atë që afro 10 vite më parë, në nisje të mandatit qeverisës, do ti shpallte luftë kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.