15:37 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I ra dhe Agim Kajmaku, Ramës i ikën fytyra, dhe thotë veç tre fjalë (Video)

11:27 | 01/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I ra dhe Agim Kajmaku, Ramës i ikën fytyra, dhe thotë veç tre fjalë (Video)

“Institucionet janë institucione”, kaq i ka mjaftuar Edi Ramës për të komentuar vendimin e KQZ për të hequr mandatin e Agim Kajmakut, kryebashkiakut të Vorës.

Me fytyrën që nuk fliste aspak për një gjendje qetësie, Rama është rrethuar nga gazetarët, të cilët pikërisht sot nuk do të donte që ta mbanin gjatë.

Kreu i qeverisë nuk u përgjigj mbi interesimin e tyre, nëse ai kishte diçka për të thënë, pasi Kajmaku është kryebashkiaku i dytë që bie, pas zgjedhjeve njëpartiake të mbajtura në 30 Qershor.

Rama mbajti sot një mbledhje me koordinatorët për rajonin e veiut të vendit, ku as aty punët nuk janë mirë, me Bashkinë e Shkodrës, që drejtohet ende nga Voltana Ademi, pasi Valdrin Pjetri nuk mundi të gëzonte asnjë ditë postin, pasi njësoj si Kajmaku, kishte fshehur arrestimin ne tij në Itali.

KQZ me vendim unanim të të pesë anëtarëve të saj ka shpallur të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Vendimi do ti komunikohet menjëherë dhe kryeministrit Edi Rama, dhe pavarësisht debateve të gjithë anëtarët e KQZ kanë vendosur shkarkimin e tij.

Rasti i Agim Kajmakut u denoncua fillimisht nga Partia Demokratike, dhe më pas u zbulua se kryebashkiaku i shkarkuar i Vorës kishte fshehur arrestimin e tij në Greqi.

Pavarësisht se kishin kaluar më shumë se dhjetë vite, Kajmakut iu rihap çështja në Greqi, dhe në Shtatori e këtij viti ai u shpall i pafajshëm, per akuzën e përdorimit të parave false.

Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë që shkarkohet në sajë të denoncimeve të PD-së dhe ligjit të dekriminalizimit.

Të njëjtin fat pati pak javë më parë dhe Valdrin Pjetri, me ndryshimin e vetëm se ky i fundit nuk pranoi që të bënte fare betimin në krye të Shkodrës, dhe dha dorëheqjen pa qenë e nevojshme që çështja të shkonte për vendimmarrje në KQZ.

Tashmë pritet që pas njoftimi të kryeministrit dhe shpalljes së vakancës në krye të Bashkisë së Vorës, drejtimin e përkohshëm të pushtetit lokal ta marrë nënkryetari aktual i kësaj bashkie, deri në dekretimin e zgjedhjeve të reja nga ana e presidentit të Republikës.


(E.K/Faxweb.al)

Ramës i ‘bie’ një tjetër kryebashkiak, KQZ i heq mandatin Agim Kajmakut

Etiketa: agim kajmakukajmaku rama
Pas

‘Burrë 70 vjeç e bënte namin me femra në 2 shtete’, Ilir Kadia rrëfen historinë e Luarasit me bimën ‘magjike’ që i duhej Byrosë Politike

Para

Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, lihet në burg Blendi Teta

Para
Kërcënohet dëshmitari i vrasjes së Santjago Malkos, avokati kërkon mbrojtje për Blendi Teta

Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, lihet në burg Blendi Teta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukraina riatdheson trupat e më shumë se 1.200 ushtarëve të vrarë, gjatë luftës me Rusinë

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje, zbutet lufta tregtare

E pazakontë në Devoll, 42-vjeçarja shantazhon dhe përndjek një burrë, i kërkon para për të mos i publikuar fotot që kishte me të!

Nuk ndalet masakra në Gaza, ushtria izraelite vret 35 civilë palestinezë

“Kemi urdhër t’ju kontrollojmë imtësisht”, Tifozat Kuq e Zi prezent në Riga: Koha e maskarenjve, Atdheu mbetet i Shqiptarëve

Denoncimi i PL/ Tedi Blushi: Meta ndalohet të stërvitet në burg për 10 ditë. Dënimi për shkak të…

Incident tek Mali i Robit/ Pema rrëzohet mbi një automjet, nuk raportohen të lënduar

“Krijuam shumë raste, por nuk ia dolëm”, Mitaj: Tani e mbrapa, na hyjnë në punë vetëm fitoret

Lufta tregtare SHBA-Kinë, zyrtari i lartë kinez: Jemi gati të forcojmë marrëdhënien tonë më Uashingtonin

“Masakër zgjedhore” brenda PD? Rinumërimi në Dibër ndryshon votat preferenciale, jo renditjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.