11:44 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“I ranë në kokë” rezultatit të zgjedhjeve, IPR do të parashikojë edhe 2019-ën dhe 2021-shin

16:46 | 29/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“I ranë në kokë” rezultatit të zgjedhjeve, IPR do të parashikojë edhe 2019-ën  dhe 2021-shin

 

IPR Marketing dhe Ora News ballafaquan sot në një konferencë për mediat suksesin me rezultatet e exit-poll që i ranë në kokë rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi, tha se Ora News dhe IPR Marketing do të vazhdojnë kontratën edhe për 5 vitet e ardhshme, pra për zgjedhjet lokale  të vitit 2019 dhe ato të përgjithshme të vitit 2021.

“Për këtë duhet të jemi të lumtur dhe sinqerisht të jemi të gjithë krenarë që kemi dhënë një mesazh tek publiku shqiptar dhe një të vërtetë që sot politikës shqiptare nuk i pëlqen e vërteta. Unë i them poltikës shqiptare ta pranojë të vërtetën se normal është e rëndë që ta pranosh atë, por do ti shërbejë për zgjedhjet në vazhdim, sidomos për zgjedhjet e 2019”, u shpreh Ndroqi. 

Drejtori i IPR Marketing Antonio Notto tha se nëse PD dhe LSI do të kishin lexuar më mirë rezultatet e sondazhe të publikuara në Ora News mund të kishin tjetër rezultat në zgjedhje, sikundër shprehu rezerva mbi ekzagjerimin e pritshmërive të PS.

“Nëse kryetari i PD do u kishte kushtuar vëmendjen e duhur sondazheve tona do të kishte verifikuar se në fushatën zgjedhore partia po humbiste besimin. Nga 35-36% një muaj përpara zgjedhjeve arriti në 30% javën e fundit para zgjedhjeve.  Shembulli i dytë është për LSI. Nëse do ti kishin parë me vëmendje sondazhet tona do të kishin vënë re që partia e tyre nuk ka ofruar konsesus gjatë fushatës zgjedhore, as nuk ka fituar dhe as ka humbur”, tha Notto. 

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: antonio notto
Pas

Kë do doja për kryetar të PD-së

Para

Kamioni përplas “Ford”-in, aksident me një të vdekur në Vorë

Para
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 2 viktima dhe 1 i plagosur në Gjirokastër (DETAJE)

Kamioni përplas “Ford”-in, aksident me një të vdekur në Vorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandal në Kinë! Mbi 200 fëmijë rezultojnë me nivele të larta plumbi në gjak, kopshti përdori bojë si ngjyrues ushqimor

“Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit”, Rama:Fund abuzimeve me tokat dhe lejet me shkelje

Shkodër /Arrestohen babë e bir për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Drisht

​Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, Kurti kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit

Shpërthejnë protestat në Malin e Zi, shkak dhënia e çmimit prestigjioz shkrimtarit Beqir Vukoviq, i njohur si mohues i kombit malazez

Mbrojtja Civile e Hamasit: 20 të Vdekur në Sulmet Izraelite në Gaza Gjatë Natës

FOTO, ja kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

Manëz, Durrës /Arrestohet 37-vjeçari që u kap në flagrancë duke kujdesur për bimë narkotike, asgjësohen 150 rrënjë Cannabis Sativa

Moska kryen sulm rekord me dronë në Ukrainë pasi Trump kritikoi presidentin rus

Kundër shembjes së ndërtimeve, banorët e Thethit përplasen me policinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.