Kreu i Komisionit për Çështjen Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, është padyshim ‘delja e zezë’ për Kryeministrin Edi Rama.
Rama është përplasur ashpër përgjatë dy javëve me Krichbaum megjithëse jo drejtëpërdrejt.
Akuzat për ndikim të Partisë Demokratike nga Rama, dhe insistimi i deputetit gjerman se pa u shqyrtuar progresi nuk do ketë hapje negociatash për Shqipërinë kanë tensionuar vizitën 2 ditore të Ramës në Berlin.
Deputeti i Merkel refuzoi ftesën e shefit të qeverisë shqiptare për një darkë në një restorant luksoz në Berlin, duke pasuar me një efekt domino dhe tek deputetët e tjerë gjermanë që refuzuan darkën me Kryeministrin Rama.
Deutche Welle shkruan se Krichbaum ka anuluar vizitën që kishte planifikuar të zhvillonte në Shqipëri në fillim të muajit maj.
Një referent i një deputeti gjerman që refuzoi pjesëmarrjen në darkën e Kryeministrit shqiptar tha për DW-në se metoda e zgjedhur nga Rama, për t’iu përgjigjur kritikave me akuza personale është presion.
“Kjo fushatë nuk ka të bëjë me zotin Krichbaum, këtu dërgohet hapur një sinjal brenda vendit. Ne shpifje për ata që dalin kundër nesh”,-është shprehur deputeti.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post