Tre ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka hapur për herë të parë një llogari në rrjetin social “Facebook”. Edhe pse ditët e para, ministri është shfaqur mjaft aktiv duke promovuar kështu edhe punët dhe deklaratat e ndryshme që vijnë nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ku edhe vetë është pjesë e saj.
Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shfaqet krahas deputetes së LSI-së Monika Kryemadhi dhe anëtaren e Këshillit Bashkiak Elona Guri.
“Me Monën dhe Elonën, të gatshëm për çdo betejë.”, shkruan Vasili krahas fotos, ku shfaqet duke thithur një puro.
Edhe pse në një kohë shumë të shkurtër, rreth 1 mijë e 190 njerëz janë duke ndjekur aktualisht ministrin e Drejtësisë. (D.D/Shuplaka)