Italia është e izoluar nga emergjenca e koronavirusit, me zonën e Lombardisë dhe Venetos që janë goditur më shumë. Në qytete të ndryshme, banorët kanë dalë duke kënduar dhe duartrokitur nëpër ballkone në shenjë mirënjohjeje për mjekët që po luftojnë në vijën e parë me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Në Torino, një i ri, në ditën e nëntë të karantinës, nuk ka duruar më dhe ka dalë në ballkon, por jo për të kënduar, as për të duartrokitur, por për të kërkuar bar madje edhe duke ju lutur komshinjve që ta ndihmojnë.
“A ka njeri bar? Ju lutem! Kam nevoj!” dëgjohet të thotë i riu.