Julian Agalliu është një 45-vjeçar shqiptar i cili është arrestuar në Angli.
Ai është një prej 750 të arrestuarve në këtë shtet dhe kjo erdhi si rezultat i një operacioni masiv ndërtuar pas hyrjes në serverat e telefonave të kriptuar.
Agalliu rezulton i martuar me oficeren e policisë Rasvinder Agalliu, 43 vjeç. Ai u arrestua në Hadley Wood, afër Enfield, në veri të Londrës ndërsa mbi të rëndon akuza e trafikut të kokainës. Juliani dhe Hadley kanë tre fëmijë së bashku.
Në kontrollin e bërë në shtëpinë e tyre iu gjetën 10.000 stërlina cash. Mes të arrestuarve në këtë rrjet ka rezultuar edhe një shtetas tjetër sërish me nënshtetësi shqiptare.