Arrestohet një 23-vjeçar në Tiranë. Mësohet se 23-vjeçari A.B ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij si dhe ka dëmtuar orenditë në shtëpinë e tyre. Ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 23-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij si dhe ka dëmtuar orenditë e banesës së tyre.