Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë është shënuar në Malësinë e Madhe, ku një djalë i ri ka tentuar të vetëvaret me litar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30, ku familjarët e kanë dërguar të riun me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore.
“Më datë 13.05.2017, ora 19:40, në Spitalin Rajonal Shkodër, është sjellë nga familjaret në gjendje të rëndë për jetën shtetasi P. K, 23 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe.
Nga deklarimet paraprake të familjarëve rezultoi se shtetasi P.K, ka tentuar të vetvaret me litar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk dihen shkaqet se pse i riu ka vendosur të kryejë këtë veprim drastik, mirëpo grupi hetimor po kryhen hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)