Pas vetëvarjes me litar të një 35-vjeçari, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë. Një 18-vjeçar rus ka mbetur i plagosur pas një “dylyftimi” nga dallgët në Himarë.
Rreth orës 18:00, rus me inicialet A.D ka tentuar të notojë në det pranë “Gjirit të Gjipeut”, mirëpo si pasojë e dallgëve të forta ka marrë disa dëmtime në trup.
I riu rus, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)