Një i ri shqiptar është rrahur e goditur disa herë me thikë nga disa persona. Sipas mediave greke ngjarja në fjalë ka ndodhur në Athinë, disa qindra metra larg rajonit të policisë, mbrëmjen e së hënës. ‘Difernews.gr’ shkruan se tre presona të paidentifikuar kanë goditur me thikë shqiptarin, pasi tentuan që t’i rrëmbenin të dashurën
Si ndodhi incidenti
Gjithçka nisi disa minuta pas orës 3 të mëngjesi. I riu shqiptar ishte me të dashurën e tij në Rrugën “Perandori Angels”. Duke arritur pranë kryqëzimi Alexandra Avenue, tre persona me kapuç në kokë i afruan atij duke e goditur disa herë me thikë në trupë.
Viktima kërkon ndihmë nga patrulla e policisë që po monitoronte zonën.
Pas përndjekjes së autorëve, pak më vonë u arrestua njëri prej personave, të cilët mendohet se janë shqiptarë.
Grabitësi i Exarchisë
Njëri nga tre përsonat e arrestuar është shqiptarë. ‘Difernews.gr’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është deportuar katër herë nga Greqia, ndërsa kishte hyrë sërish ilegalisht në shtetin helen. Hera e fundit që ai ishte skeduar nga policia, është pikërisht data 28 janar. Hetuesit dhe policia dyshojnë se i njëjti person është përfshirë edhe në akte të tjera kriminale si plaçkitje dhe shitje droge në zonën Exarchia.
(M.Q/Faxweb)