16:17 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

I rrahën dhe arrestuan, tërhiqet qeveria përballë protestës së banorëve në Shkozë, Gjebrea: Do rishikojmë projektin

12:19 | 15/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I rrahën dhe arrestuan, tërhiqet qeveria përballë protestës së banorëve në Shkozë, Gjebrea: Do rishikojmë projektin

Banorët e Shkozës nisën dje një protestë që zgjati disa orë për prishjen e banesave të tyre për shkak të zbatimit të projektit të ‘’Unazës së Re”. Burra dhe gra, fëmijë u ulën në rrugë për të kërkuar një të drejtë minimale, atë të pronës së tyre.

Askush nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës në qytet, po ama jo ndryshime për të mirën e të tjerëve në kurriz të tyre.

Në fakt protesta duket se ka dhënë efektet e para. Deputetja socialiste e zonës Elona Gjebrea ka njoftuar se me porosi të kryeministrit Rama është ngritur një grup ndërinstitucional për shikimin e ankesave të banorëve.

Drithëruese ishin të qarat e një fëmije që protestonte kundër shoqërimit të prindërve të tij nga ana e Policisë. E ndoshta për shkak edhe të mediatizimit që situata mori ka bërë që qeveria të vihet në lëvizje.

“Do doja të informoja mbarë opinionin publik, se jam maksimalisht e angazhuar për zgjidhjen e situatës me banorët e Shkozës në lidhje me prishjen e banesave për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta, si përpara fushatës dhe pas saj, përfshirë këtu edhe ditën e sotme ,ku para disa minutash ,mbarova takimin me qytetarët.

Dëshiroj të sqaroj, se ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë situatë për të kërkuar vota apo mbështetje tjetër nga ata. Por, si deputete e zonës, jam në mbështetje të tyre për zgjidhje të problemeve dhe jo shfrytëzime për qëllime partiake. Këtë nuk do ta bëj kurrë.

Një grup ndërinstitucional ,u krijua me porosi të Kryeministrit dhe me pjesëmarrje te Kryetari të Bashkisë, z. Erion Veliaj. Po bëjmë më të mirën, që qytetarët të sqarohen dhe t’ju ofrohen mundësi mbështetje në rastin e banesave pa legalizim dhe leje ndërtimi. Përfaqësia e ngritur nga banorët që preken nga ky projekt, do të informohen hap pas hapi për vijueshmërinë e këtij procesi.Faleminderit!”, shkruan Gjebrea.

Nuk dihet nëse zgjidhja që qeveria do të ofrojë do të jetë ajo që iu përshtatet interesit të banorëve, po e rëndësishme është që ka reagim, ka lëvizje. Protesta e tyre ka vlejtur, nuk mund të themi që ia ka vlejtur edhe pavarësisht dhunës së ushtruar mbi ta. 

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: banoret e shkozesElona Gjebreaprotesta
Pas

Futet në veprim Basha: Të ngrihet komisioni për me shitblerjen dhe manipulimin e votës

Para

Fleckenstein i del në mbrojtje Ramës: BE s’duhet të vendosë më kushte, të hapen sa më shpejt negociatat për Shqipërinë

Para
Fleckenstein i del në mbrojtje Ramës: BE s’duhet të vendosë më kushte, të hapen sa më shpejt negociatat për Shqipërinë

Fleckenstein i del në mbrojtje Ramës: BE s'duhet të vendosë më kushte, të hapen sa më shpejt negociatat për Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar

Policia e Dibrës: Hetime intensive për zjarrvënie, nisin procedimet për tre të dyshuar

Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset me thikë një prej tyre

Trump i vendos afat Putinit: Ke 10 ose 12 ditë kohë, nga sot!

Konispol/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 3.5 ha kullotë dhe një stallë me bagëti të imta, procedohet penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 70-vjeçari

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve

Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.