Pyetja që i bëri presidentit Vladimir Putinit i shkaktoi vendin e punës një gazetareje në Rusi, e cila është shkarkuar nga televizioni kombëtar TV channel.
Putin mori pjesë në një konferencë në 19 dhjetor ku gazetarja Alisa Yarovskaya mori mikrofonin jashtë radhe dhe iu drejtua Presidentit.
Ajo shprehu shqetësimet e zonës së Yamal në Siberi ku akullnajat po shkrijnë duke dëmtuar kështu dhe infrastrukturën e qytetit, si pasojë e ngrohjes globale.
Alisa gjithashtu zbuloi se projekti për ndërtimin e një ure që do të lidhë qytetet e Salekhard dhe Labytnangi është ndërprerë.
Këto pyetje duket se kanë vënë në siklet jo vetëm Putin por edhe gazetarët dhe të ftuarit e tjerë në këtë konferencë.
Ky i fundit iu përgjigj se qeveria është në dijeni të problemit dhe po punojnë për zgjidhjen e tij.
Pasi u largua nga puna Yarovskaya deklaron se ajo dha vetë dorëheqjen, ndërsa është rikthyer dhe njëherë tjetër debati mbi marrëdhënies mes qeveritarëve dhe gazetarëve.