Përfundon procesi gjyqësor në Romë ndaj një prej dhunuesve të 26-vjeçares shqiptare Besjana Kosturi. Gjykata e Romës ka dënuar sot me 7 vjet burg njërin prej përdhunuesve të Besjanës, vajza e një familje emigrantësh që jeton në Itali.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në maj të vitit 2016, në lagjen Prenestina të Romës, kur dy italianë me etni rome, sekuestruan, përdhunuan e droguan për një natë të tërë vajzën shqiptare, Besjana Kosturi, bijë e një familje emigrantësh shqiptare.
Në një komunikim telefonik për “Ora News”, Besjana e babai i saj Vladimir Kosturi u shpreh i kënaqur nga ky vendim.
“Vendimi maksimal i parashikuar nga kushtetuta italiane është 10 vjet burg, u shprehën ata, por meqë autori ka pranuar fajin e ka kërkuar një rit të shkurtuar , dënimi është ulur në 7 vjet”.
Babai i Besjanës i cili është njëkohësisht dhe kryetar i shoqatës shqiptare “Iliria” në Romë, shprehet gjithashtu se falë kërkesës së bërë në emër të kësaj shoqate, Gjykata e Romës ka marrë vendimin dhe për bonifikimin e lagjes ku ndodhi ngjarja e rëndë, e ku prej kohësh është pozicionuar një kamp rom.
“Falë kërkesës së shoqatës Iliria, tha ai, u arrit dhe një kërkesë që prej kohësh është bërë nga banorët e lagjes. Jemi të kënaqur e shpresojmë që shumë shpejt ky kamp rom, kaq pranë banesave tona, të mos vë më në rrezik jetën e fëmijëve e familjeve tona”.
Discussion about this post