01:23 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I rrëshqiti pushteti 4 vite, Edi Rama kandidon në Berat ‘plagjaturistin’ Ervin Demo

15:01 | 04/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I rrëshqiti pushteti 4 vite, Edi Rama kandidon në Berat ‘plagjaturistin’ Ervin Demo

Pasi i ka rrëshqitur pushteti për Bashkinë e Beratit në këto katër vite, me drejtimin e Petrit Sinajt të LSI-së, kryeministri Rama ka zgjedhur që në 30 Qershor të kandidojë Ervin Demon për këtë bashki.

Prej kohësh Demo është përfolur se do të jetë kandidat, duke marrë parasysh miqësinë që ai ka me ministrin Blendi Klosi, dhe duke anashkaluar faktin se u shkarkua nga posti i zëvendësministrit të Arsimit pasi u kap me plagjaturë.

Në një intervistë të dhënë së fundi për medit lokale, Demo është shprehur se një nga gabimet më të mëdha të tij ka qenë shkëputja nga bota akademike, për të kaluar në Ministrinë e Arsimit.

“Është e pafalshme që qyteti të ketë probleme bazike në vitin 2019…” – ka thënë Demo gjatë intervistës së tij, teksa ka filluar të shpalosë alternativën e tij për Beratin e 4 viteve të ardhshme.

Ai ka thënë, gjithashtu, se hallet dhe problemet që ka qyteti i përjetojnë të gjithë njëlloj, ndaj si kandidat nuk do t’i diferencojë qytetarët e Beratit, duke qenë i hapur dhe i gatshëm, siç ka qenë deri më sot, të vijojë të takojë intesivisht të gjithë pa dallime.

“Unë besoj se ne kemi mekanizma në dispozicion, të cilat, nëse i përdorim ashtu siç duhet, mund të kemi realisht një pol zhvillimi të jashtëzakonshëm në Berat. Dhe kjo nuk do të jetë vetëm falë turizmit apo falë miradministrimit që mund të bëjë Bashkia, por, pikë së pari, është falë prioritetit që duhet të ketë Bashkia e Beratit nën mbështetjen financiare që duhet të vijë nga qeveria qendrore.” – ka theksuar më tej Demo gjatë intervistës së tij.

Ai, po ashtu, ka zbuluar shkurtimisht disa prej pikave të programit të tij elektoral: “Zhvillimi urban që duhet të ketë qyteti, kjo lidhur ngushtësisht edhe me turizmin; arsimi, gjë që është shumë i rëndësishëm, duke filluar me standardet e kopshteve dhe të shkollave; bujqësia është një përgjegjësi e madhe që ka Bashkia sot; sporti, sepse është një qytet që ne jemi rritur me traditë të fortë sportive; mjedisi, shërbimet sociale që Bashkia duhet të jetë shumë e fokusuar, janë vetëm disa prej prioriteteve të mia.”– ka thënë më tej ai.

Tashmë mbetet të presim se kush do të jetë rivali, apo rivalët e Demos, sa kohë që opozita ka deklaruar se zgjedhjet në 30 Qershor nuk do të mbahen.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: ervin demokandidat ne berat
Pas

Neymar e goditi me grusht, flet tifozi: Katër persona më kërcënuan në shtëpi…

Para

Blindohet Komuna e Parisit, RENEA dhe FNSH në kërkim të superkërkuarit. Në aksion edhe snajperista

Para
Vrasja në Bularat, flet ish-drejtuesi i RENEA-s: Gjithçka konform ligjit

Blindohet Komuna e Parisit, RENEA dhe FNSH në kërkim të superkërkuarit. Në aksion edhe snajperista

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.