17:42 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“I rrethojnë me tanke luftarake”, pse Izraeli po targeton vazhdimisht spitalet në Gaza?

10:12 | 21/11/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“I rrethojnë me tanke luftarake”, pse Izraeli po targeton vazhdimisht spitalet në Gaza?

Lufta në Gaza vijon… Ushtria izraelite ka vendosur tanket pranë spitalit më të madh të palestinezëve. Mjekët dhe stafi mjekësor janë paralajmëruar të largohen, me ose pa pacientët.

Të hënën ishte radha e spitalit “Indonezian” në Beit Laha të Gazës, atje ku mbetën të vrarë të paktën 12 persona, ndërkohë që pajisjet luftarake i afrohen çdo ditë e më shumë ambienteve të spitalit.

Mbi 6 javëkonflikt dhe sulmet e Izraelit në spitale kanë qenë tejet intensive, megjithatë nuk mbeten mbrapa kampet e refugjatëve, shkollat apo kishat e xhamitë. Të paktën 21 nga 35 spitalet e Gazës janë krejtësisht jashtë shërbimit, e të tjerë janë të dëmtuar dhe kanë mungesë medikamentesh.

Të Dielën, 31 bebe të porsalindura u evakuuan nga spitali “Shifa” në Rafah, pas javëve të tëra që ushqeheshin me qumësht formulë të përzier me ujë të kontaminuar dhe pa inkubatorë. Të paktën 8 prej foshnjave kanë ndërruar jetë. Të Premten e kaluar po ashtu, tanket rrethuan të paktën 4 spitale të tjera. Në spitalin“Ibn Sina”, u arrestuan disa pacientë.

Por lind pyetja, pse Izraeli targeton pikërisht spitalet?

Zyrtarët në deklaratat e tyre theksojnë se po sulmojnë bazat e grupit të Hamasit dhe jo civilët, por e vërteta është ndryshe. Madje spitalin “Al-Shifa” e kanë cilësuar si qendër të kontrolluar prej terroristëve, në mënyrë që të arsyetojnë bombat e hedhura.

Sipas Omar Rahman, një nga përfaqësuesit kryesorë të Këshillit të Lindjes së Mesme për Çështjet Globale, sulmi ndaj spitaleve lidhet me disa arsye. Por, ajo kryesorja ka të bëjë edhe me ndikimin në psikologjinë e popullsisë palestineze.

“Palestinezët nuk janë askund të sigurt! Është një formë sistematike për të intimiduar masën në mënyrë që asnjë prej tyre të mos rezistojë”, shprehet ai.

Në mes të gjithë këtij kaosi, a ka një dritë jeshile nga Shtetet e Bashkuara për palestinezët?

Nëse SHBA nuk ushtron presion ndaj autoriteteve izraelite, këto të fundit do vijojnë me krimet e luftës. Sipas Trita Parsi, nënkryetare e Institutit “Quincy” me seli në Uashington “Izraeli po synon përveç spitaleve, edhe banesat e palestinezëve.” Ajo shton se Izraeli ka sigurinë se asnjë nga shtetet s’do ndërhyjë për aq kohë sa SHBA nuk bën një paralajmërim të fortë.

“Pozita globale dhe besueshmëria e SHBA-së po bie si rezultat i kësaj situate”, thekson ajo.

Pas

Aksion i SPAK/ Arrestimi i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë së Shtetit, reagon ministri Balla

Para

Shpërthim eksplozivi gjatë natës në Laprakë, dëmtohet një biznes

Para
Dhunoi nënën e njerkun dhe u mori me forcë para, pranga 26-vjeçarit në Patos

Shpërthim eksplozivi gjatë natës në Laprakë, dëmtohet një biznes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë

Episod i ri mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa ajo zbret nga avioni në Londër

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

Lojtari i Realit: Shpresoj të qëndroj këtu, Madridi planet tjetër

Shqipëria U-15, zgjidhet trajneri i ri i përfaqësueses

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.