Një emigrant, i cili sapo ishte kthyer nga Greqia, është grabitur në qendër të Korçës. Emigranti nga Erseka është grabitur nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur tek pazari i Korçës, ku emigrant kishte shkuar për të konvertuar paratë nga euro në lek.
Grabitësit i kanë marrë çantën dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur, Burime pranë policisë thonë për ‘BalkanWeb’ se emigranti ka deklaruar se shuma e grabitur është 15 mije euro. Policia po punon për identifikimin e autorit. (B.H/Shuplaka)