Një person me iniciale D.M, 24 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tepelenës në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës në fshatin Kamçisht.
Si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit nga ana e shërbimeve policore, si dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, personi është arrestuar në flagrancë dhe gjithashtu I janë sekuestruar 90 doza me lëndë narkotike që dyshohet se do ti shpërndante në doza për përdorim personal.
Ndërkohë që hetimet vijojnë në tej, materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.
Informacion paraprak:
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit nga ana e shërbimeve policore, si dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
D.M., 24 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj, pasi:
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësin e provës materiale 90 doza me lëndë narkotike që dyshohet se do ti shpërndante në doza.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.