17:57 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I sekuestrojnë 58 mijë dollarë, ish-polici shqiptar padit policinë amerikane

18:27 | 01/06/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I sekuestrojnë 58 mijë dollarë, ish-polici shqiptar padit policinë amerikane

Rustem Kazazi, 64 vjeç banues në Cleveland paditi Doganën për Mbrojtjen e Kufirit në SHBA pasi rojet kufitare i sekuestruan 58,000 dollarë dhe e akuzuan si të përfshirë në kontrabandë, trafik droge ose pastrim parash.

Agjentët doganorë kanë sekuestruar paratë nëpërmjet një procesi të njohur si konfiskimi i pasurive civile, një teknikë e zbatimit të ligjit që lejon autoritetet të marrin para në dorë dhe prona nga njerëz që nuk janë dënuar kurrë apo madje janë akuzuar për një krim.

Kazazi i mohon këto akuza dhe thotë se agjencia po shkel ligjin federal duke mbajtur paratë e tij pa paraqitur ndonjë ankesë zyrtare kundër tij.

Rustem Kazazi  ka qenë efektiv policie në Shqipëri, dhe u zhvendos me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara në vitin 2005 pas marrjes së vizave përmes programit të lotarisë së Departamentit të Shtetit. Ata u bënë qytetarë të Uashingtonit në vitin 2010. Pas disa vitesh larg, Kazazi planifikoi një udhëtim në Shqipëri vjeshtën e kaluar për të vizituar të afërmit, për të bërë riparime në një pronë familjare dhe potencialisht për të blerë një shtëpi pushimi.

Ai pretendon se paratë e sekuestruara ka arritur t’i kursejë pas 12 viteve punë në Amerikë.

Në një intervistë, Kazazi tha se shqetësimet për sigurinë e bënin atë të merrte para në dorë për udhëtimin e tij, në vend që t’i lidhnin fondet një banke vendase.

“Krimi në Shqipëri është shumë më i keq se sa është këtu,” tha ai. “Njerëz të tjerë që kanë bërë tërheqje të mëdha nga bankat shqiptare kanë pasur njerëz që i kapin dhe marrin paratë e tyre. Kurset dhe tarifat e këmbimit janë gjithashtu të tepruara.” ka thënë Kazazi kur është pyetur përse nuk i kaloi paratë nëpërmjet bankës, por i mori me çantë në aeroport.

https://www.washingtonpost.com/news/wonk/wp/2018/05/31/a-64-year-old-put-his-life-savings-in-his-carry-on-u-s-customs-took-it-without-charging-him-with-a-crime/?utm_term=.0358692ea192

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: rustem kazazi
Pas

Kush e bëri Ermal Metën, të qajë dy ditë rresht i mbyllur në shtëpi

Para

Trump merr letër nga Kim Jong-Un

Para
Trump merr letër nga Kim Jong-Un

Trump merr letër nga Kim Jong-Un

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

Situatë kritike në Minneapolis, dy ligjvënës demokratë qëllohen me armë në shtëpitë e tyre

Rusia këmbëngul në zgjidhjen politike e diplomatike të programit bërthamor iranian

Beogradi: Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

Nis sonte muaji i çmendur i futbollit! Kupa e Botës së Klubeve me 1 miliard dollarë në lojë dhe surpriza të mëdha/ Gjithçka duhet të dini

Zjarr në Berat/ Flakët përfshijnë qendrën e personave me aftësi ndryshe, shuhet shpejt pa shkaktuar dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.