Një i ri me probleme mendore në Korçë i identifikuar si Daniel Morava, 30-vjeçar ka plagosur me thikë një person. Policia ka shkuar në vendngjarje.
Sipas policisë, autori me probleme mendore ka gjuajtur disa herë me thikë një të ri i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë ku po merr ndihmën mjekësore.
Autori mësohet se momentalisht është mbyllur në banesën e tij në katin e pestë. Njoftohet se policia po negocion për ta kapur autorin. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post